RMV, Gjykata e Strasburgut vendosi në favor të kolumnistit Nikolla Gelevski, i është shkelur liria e shprehjes

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në shtator 2020, vendosi që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i paguaj dëmshpërblim në shumën prej 3,000 eurosh Nikola Gelevskit, për shkak të  siç thuhet, të drejtës së shkelur për lirinë e shprehjes, shkruan Portalb.mk.
Ky vendim ka të bëjë me çështjen në të cilën kryeredaktori i atëhershëm i Televizionit Sitel dhe kryeredaktor i gazetës “Veçer” – Dragan Pavlloviç Llatas, ngriti një padi kundër Nikolla Gelevskit për tekstin e tij, “Megafonat e sokakut të Firerit” , botuar më 31 mars 2009 në “Utrinski Vesnik”. Llatas atëherë konsideronte se Gelevski i kishte lënduar ndjenjat.
Pasi vendimin kundër Gelevskit e vërtetoi Gjykata e Apelit dhe Gjykata Kushtetuese, Gelevski ngriti padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila vendosi në favor të tij. Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se “Qeveria ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në lirinë e shprehjes të parashtruesit të ankesës”.
Në këtë proces të GJEDNJ-së, argumentet e përfaqësuesve të shtetit ishin se ndërhyrja ishte e ligjshme dhe i shërbente një qëllimi legjitim, gjegjësisht mbrojtjes së reputacionit të të tjerëve dhe i kërkoi Gjykatës që të mos pranonte kolumnat e Gelevskit si provë. Sidoqoftë, në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut ndër të tjera thuhet: “Gjykata vëren se ankuesi (Nikola Gelevski) ishte kolumnist i rregullt në një gazetë ditore. Për atë arsyer ndërhyrja duhet të shqyrtohet në kontekstin e rolit thelbësor të lirisë së medias në sigurimin e funksionimit të duhur të një shoqërie demokratike.”
Gjithashtu në lidhje me gjuhën e përdorur nga Gelevski, Gjykata përsërit se “personave dhe veçanërisht gazetarëve, të cilët marrin pjesë në debat publik për çështje me interes të përgjithshëm, u lejohet të zbatojnë një nivel të ekzagjerimit ose provokimit”. Në fund, Gjykata konsideron se “vendimi penal i dhënë Gelevskit mund të ketë padyshim një efekt të frikshëm në media në debatin politik për çështje me rëndësi”.

Betejën në gjykatat e vendit, si dhe në institucionin më të lartë gjyqësor – Gjykatën Kushtetuese, kolumnisti Nikolla Gelevski e humbi. Kryeredaktori i televizionit kombëtar “Sitel” dhe kryeredaktor i gazetës “Veçer”,Dragan Pavloviç Llatas atëkohë e pati fituar padinë private për fyerje dhe shpifje kundër ish-kolumnistit të gazetës “Utrinski Vesnik”, Nikolla Gelevski. Procesi gjyqësor, zgjati gati një vit.

Gelevski atëkohë kishte deklaruar “Unë vendosa që pikërisht nga kokëfortësia, pa pritje të mëdha, ta parashtroj ankesën, vetëm për të mos hequr dorë, thjesht për të dëshmuar se edhe mbi shefin ka një shef – dhe se megjithatë diku ka drejtësi“,  cili ka rreth pesë vite që pret rezultatin e vendimit të Strasburgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button