Thaçi e vlerësoi dialogun të dështuar pa njohje, ndërsa Vuçiq të pakuptimtë kërkesën për njohje

Hashim Thaçi, Presidenti i  Republikës së Kosovës dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e vlerësoi të dështuar, nëse nuk realizohet njohja reciproke, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë, homologu serb kërkesën për njohje e vlerësoi si të pakuptimtë.

“Ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë si po zhvillohet”, tha Thaçi

Paraprakisht, kryeministri Avdullah Hoti në Kuvend disa herë ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshjen përfundimtare pa njohje.

Javën e kaluar në Bruksel u zhvillua takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të udhëhequr nga koordinatori Skënder Hyseni dhe Petar Petkoviç, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së, Mirosllav Lajcak. Ky i fundit takim e vlerësoi si një hap drejt marrëveshjes.

REL raportoi se kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të Qeverisë së re në Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button