fbpx

SHGM kërkoi zgjidhje urgjente: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimeve kundër gazetarëve, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot mbajti një konferencë për shtyp në të cilën kryetari dhe anëtarët e Bordit të drejtues të Shoqatës dërguan disa mesazhe të rëndësishme, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Mesazhi i parë i drejtohet publikut dhe partive politike që gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxojnë të sulmohen për shkak të ushtrimit të profesionit të tyre.

Mesazhi i dytë iu dërgua Prokurorisë themelore publike me kërkesë që të gjitha sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias të ndiqen menjëherë. Në këtë mënyrë, ajo do të kontribuojë në mbrojtjen e demokracisë në vend.

“Kërkojmë nga Ministria e drejtësisë që në periudhën e ardhshme të bëjë ndryshime në Kodin penal. Ndryshimet duhet të zgjerojnë kompetencën e prokurorisë për të vepruar sipas detyrës zyrtare në vepra penale që kanë t bëjnë me sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe të rrisin dënimet për sulmuesit. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga Prokuroria themelore publike të krijojë një njësi speciale që do të ndjekë penalisht sulmuesit e gazetarëve”, tha Mladen Çadikovski, kryetar i SHGM.

Gazetarët dhe punonjësit e medias luajnë një rol vendimtar në vendin tonë si mbrojtës të interesit publik, ndërsa profesioni i gazetarit është pjesë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike. Këtë vit, krahasuar me vitet e mëparshme, gazetarët shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike vetëm për shkaka se i kryejnë detyrat e tyre profesionale, ndërsa autorët e krimeve mbeten të pandëshkuar. Është e rëndësishme të theksohet se mosndëshkimi çon në mënyrë të pashmangshme në vetë-censurë, kufizon hapësirën e lirë të medias dhe e privon publikun nga e drejta për t’u informuar.

Sipas statistikave të SHGM, nga fillimi i këtij viti ka pasur gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të vrazhda kundër gazetarëve që janë raportuar, nga të cilat më shumë se gjysma janë kundër gazetareve. Në krahasim, vitin e kaluar kishte katër incidente të tilla, që do të thotë se këtë vit ka tre herë më shumë sulme dhe kërcënime.

Megjithëse sulmet fizike janë ulur, fakti që gjithnjë e më shumë kërcënime për jetën e gazetarëve po raportohen në rrjetet sociale është shqetësues. Në këtë drejtim, duhet të bëhen përpjekje shtesë nga Ministria e Brendshme duke sanksionuar autorët, ndërsa për raste më të rënda të kërkohet nga Prokuroria Publike të fillojë procedurat penale.

Krijimi i kushteve të sigurta të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias shënohet rregullisht në raportet e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, Qeveria duhet ta marrë më seriozisht këtë çështje dhe të inkurajojë institucionet kompetente jo vetëm të zgjedhin rastet e gazetarëve të sulmuar, por edhe për të parandaluar sulme të reja në të ardhmen.

“SHGM mbetet në dispozicion për të qenë një partner konstruktiv në përmirësimin e rregullimit të këtyre çështjeve por edhe në përmirësimin e praktikës gjyqësore në përputhje me praktikat e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. SHGM gjithashtu u bën thirrje të gjithë gazetarëve që kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve t’i raportojnë ato në shoqatë në mënyrë që të marrin ndihmë juridike falas dhe t’i monitorojnë se si do të përpunohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në vazhdim të kumtesës.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në mediatë cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close