Facebook testoi publikisht Dark Mode në Android dhe iOS

Testimet e Dark Mode në aplikacionin mobil të Facebook janë shtrirë tek një numër më i lartë përdoruesish. Rrjeti social në fakt po teston publikisht Dark Mode në Android dhe iOS. Por nuk është e qartë se kujt po i ofrohet ky opsion, shkruan Pcworld.al.

Nëse ka mbërritur tek ju, do të vëreni një buton Dark Mode në seksionin Settings and Privacy nga tabi i menusë. Përdoruesit kanë mundësi ose ta aktivizojnë manualisht ose të ja lënë sistemit në varësi të orëve.


Nëse keni në nivel sistemi Dark Mode të aktivizuar, atëherë Facebook do të bëjë të njëjtën gjë me aplikacionin mobil. Opsioni pritet prej kohësh dhe në desktop është i disponueshëm që prej muajit Mars ndërsa Messenger që prej 2019.

Arsyeja pse është vonuar kaq shumë për aplikacionin Facebook mbetet e paqartë sidomos nëse merret parasysh fakti që përdoret nga miliarda njerëz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button