Hoti ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovina të heqë vizat për qytetarët e Kosovës

“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z.Xhaferroviq për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Hoti.

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Presidenca tripalëshe e Bosnje e Hercegovinës, në muajin shtator, ka votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo kërkesë ishte vendosur në rend dite me propozimin e anëtarit kroat të presidencës, Zhelko Komshiq, ndërsa ishte mbështetur edhe nga anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq.

Por, për të marrë një vendim në këtë presidencë duhet konsensus nga të tre anëtarët. Anëtari serb, Millorad Dodik, ka votuar kundër.

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është vendosur në rend dite para Presidencës tripalëshe të Bosnjë e Hercegovinës sërish në muajin tetor, por më pas është tërhequr nga rendi i ditës, për shkak të mungesës së konsensusit.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button