RMV, policia ka ndërprerë një dasmë me rreth 120 të ftuar në Dobërdoll të Gostivarit

Në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, policia dje ka ndërprerë një dasmë me 120 mysafirë. Pas kryerjes së inspektimit objekti është mbyllur dhe do të pasojnë masa adekuate, njofton Portalb.mk.

“Dje (1 nëntor) në orën 18:50 minuta  në Njësinë e Policisë- Galatë, është raportuar se në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, pronë e 33-vjeçarit M.I. nga ky fshat, është organizuar një aheng dasme M.I. (55) nga Vrapçishtui i Gostivarit Vrapciste, në të cilën kan qenë prezent rreth 120 të ftuar. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është kryer inspektim kurse  objekti është mbyll”. thuhet në kumtesën e MPB-së.

Muajin që lam pas Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Brendshme kanë ndërprerë dy ahengje të tjera njëri në fshatin Gllumovë ku të pranishëm kan qenë 250 mysafirë dhe një Haraçinë ku kanë gjetur rreth 200 persona pjesmarrës në dasmë.

Dasmat si dhe tubimet të tjera janë të ndaluara për shkak të përhapjes së korona virusit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me korona virus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32,436, numri i pacientëve të shëruar është 21,090, numri i vdekjeve është 1004, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 10342.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button