Turqi, është rritur në 79 numri i të vdekurve nga tërmeti

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 79, raporton Anadolu Agency (AA), njofton Portalb.mk.

Në një deklaratë AFAD konfirmoi se për shkak të tërmetit numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 79, ndërsa numri i të plagosurve në 962.

Në deklaratë njoftohet se 743 prej të plagosurve kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme, ndërkohë që ende 219 të tjerë vazhdojnë trajtimin. Gjithashtu punimet e kërkim shpëtimit në Izmir vazhdojnë në 8 ndërtesa.

Pas tërmetit janë regjistruar 1.120 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button