Bislimovski: Lidhja e gazit me Greqinë do të thotë një çmim më i ulët i gazit deri në 20 përqind

“Jemi para gazifikimit serioz të vendit, me çmime shumë më të ulëta se ato aktuale. Vlerësimet janë që çmimi i gazit do të ulej deri në 20 përqind me krahun e ardhshëm nga Greqia, përmes Maqedonisë Veriore në Kosovë, duke na bërë një vend transit”, tha kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), Marko Bislimovski, gjatë onlajn debatit për situatën në sektorin e energjetikës, që u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM). Bislimovski para biznesmenëve dhe anëtarëve të Parlamentit të RMV e prezantoi situatën në sektorin e energjetikës në aspektin e furnizimit me energji për ngrohje, gaz dhe energji elektrike, njofton Portalb.mk.

Ai shpjegoi se në Bullgari, pas hapjes së Ballkan Hab, ku ka qasje në gaz nga Turqia, por edhe nga Greqia, çmimi i gazit është ulur për 40%. Të dhënat dhe analizat kanë treguar se çdo vend që ndërton infrastrukturë dhe lidhet me korridore të reja mund të presë çmime më të ulëta të gazit.

“Është e logjikshme që kjo të pritet nga lidhja me gaz e Maqedonisë së Veriut me Greqinë. Diversifikimi i burimeve nga të cilat furnizohemi me gaz do të rrisë furnizimin dhe çmimi do të ulet. Dega që do të kemi me Greqinë është thelbësore sepse ajo do të kalojë nëpër vendin tonë dhe do të shkojë deri në Kosovë”, tha Bislimovski.

Parashikimet e konsumit të energjisë dhe çmimeve në periudhën e ardhshme të dimrit dhe procedurat për paraqitjen e ankesave në rast dëmtimi për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, gazit natyror dhe furnizimit me ngrohje, ishin ndër çështjet për të cilat biznesmenët shprehën interes, informuan nga KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button