Në Qafë Thanë është arrestuar një shtetas shqiptar me 15kg marihuanë

Një shtetas shqiptar u ndalua mbrëmë pranë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, tek të cili u gjetën 16 pako marihuanë me një peshë totale neto prej më shumë se 15 kilogramë, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Rreth orës 20:30, dje zyrtarë të policisë nga Byroja e Sigurisë Publike – Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar, Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe SPB Ohër, në zonën e Strugës,  pranë autostradës A2 – E852 (rreth dy kilometra nga pika kufitare Qafë Thanë) ndërpreu një kanal për tregtinë e paligjshme të marihuanës nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë dhe sekuestroi 16 pako me peshë totale neto prej më shumë se 15 kg, dhe arrestoi E. Х. (20) nga Republika e Shqipërisë “, njoftojnë nga MPB, transmeton 360 shkallë.

Kundër E.H. akuzat penale do të ngrihen për krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope sipas nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal dhe do të paraqitet sot para një gjykatësi në një procedurë paraprake.

Ministria e Brendshme informon se ata vazhdojnë me masa dhe aktivitete të intensifikuara për shtypjen e tregtisë së paligjshme të lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button