RMV, Instituti për Demokraci dhe Eurothink: Përgatitja e mirë për negociata është gjysma e betejës

Institutit për Demokraci dhe Eurothink në një reagim  vlerësojnë se pasi Maqedonia e Veriut aktualisht është në pritje të definimit të kornizës negociuese nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nënkupton edhe fillimin zyrtar të bisedimeve, vendi duhet të rishikojë strukturën ekzistuese negociuese. Sipas tyre duhet kompletuar ekipi negociator dhe grupet e punës për të përgatitur pozicionet negociues, njofton Portalb.mk.

“Në rrugën e anëtarësimit të plotë, pavarësisht nga pasiguria për shkak të problematizimit të Bullgarisë të gjuhës maqedonase, pakicës maqedonase si disa çështje historike, vendi duhet që me kohë të përgatitet për sfidën për të kryer negociatat e pranimit në mënyrë efektive dhe efikase. Për të arritur këtë qëllim dhe për t’iu përshtatur kërkesave të metodologjisë së re të negociatave të pranimit në BE, është e nevojshme të rishikohet struktura ekzistuese negociuese, e cila u krijua vitin e kaluar nga shtatë vendime të Qeverisë, të botuara në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut më 1 gusht 2019″, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas Institutit për Deokraci dhe Eurothinkut, kjo është e nevojshme, kryesisht për shkak të harmonizimit me logjikën e re politike të Metodologjisë për procesin e forcuar të negociatave të pranimit, ndërsa në përputhje me deklaratën e Zëvendës Kryeministrit të ngarkuar me Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov, se “struktura negociuese duhet të përcaktohet qartë me një mandat të qartë, pa potencial për hezitim politik dhe kompetenca të mbivendosura “. Prandaj, kompetencat dhe roli i kryenegociatorit kryesor politik dhe teknik duhet të kombinohen, ose me fjalë të tjera, Instituti për Demokraci dhe Eurothink besojnë se funksioni më i lartë negociues duhet të mishërohet në një person dhe të përqendrohet në një institucion, ndërsa ai institucion sipas vendimit ligjor është Sekretariati për Çështjet Evropiane, i cili është pikërisht arsyeja pse është themeluar dhe ekziston.

Për më tepër, Zëvendës Kryeministri shton se “ekipi kryesor negociator duhet të jetë shume e vogël dhe racionale e më të mirëve me kriterin e vetëm të njohurisë, përvojës dhe besueshmërisë”. Instituti për Demokraci dhe Eurothink mirëpresin propozimin për një ekip negociator të vogël dhe shumë profesional, duke theksuar se ai duhet të jetë jopartiak, i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve në qeveri dhe ndikimin e partisë.

Në këtë drejtim, ne besojmë se ka ardhur koha që zëvendës Kryeministri dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane të ndërmarrin hapa vendimtarë për të rishikuar strukturën negociuese dhe për të kompletuar ekipin negociator dhe grupet e punës për të përgatitur pozicionet negociuese, në mënyrë që të përgatisin vendin për sfidat. duke qëndruar në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button