fbpx

Propozimi i Metës u rrëzua nga 97-të deputetët e Shqipërisë, debat jashtë Kuvendit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, të propozuara nga Presidenti Ilir Meta, janë refuzur sot nga 97-të deputetët.

Zgjedhjet e radhës parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill.

Nuk di se si mund të trajtohet ndryshe kjo situatë, sa e qartë aq qesharake nga Meta. Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve”, deklaroi kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar se qëllimi i Metës është të hedhë në erë zgjedhjet.

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së e vlerësoi këtë gjendje si në Bjellorusi, duke e krahasuar Ramën me Lukashenkon.

“Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria sot është më pak demokratike dhe më pak europiane. Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve. Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të BE, Rama nuk ndryshon nga Lukashenk”, deklaroi Bardhi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close