RMV, MASH: Ka filluar zhvillimi i një koncepti të ri për mësimdhënien dhe materialet didaktike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se ka formuar grup pune, i cili po zhvillon koncept për ndryshim të plotë dhe thelbësor të materialeve mësimore dhe didaktike për arsimin fillor dhe të mesëm. Nevoja për të futur një sistem krejtësisht të ri për të përpunuar materiale mësimore, thonë nga MASh-i, është rezultat i reagimeve të vazhdueshme nga publiku, prindërit / kujdestarët, nxënësit, por edhe vetë mësimëdhënësit për cilësinë e librave shkollorë, procedurat e gjata për miratimin e tyre, si dhe tërheqjen e shpeshtë të librave shkollorë për shkak të stereotipave. paragjykimeve, gabimeve dhe mospërputhjeve, transmeton Portalb.mk.

Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi Pedagogjik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare dhe sektori civil.

“Grupi tashmë është duke punuar në analizën e pëvojave  më të mira dhe  praktika nga disa evropiane, skandinave dhe vendet e rajonit, në bazë të cilës do të zhvillohet sistem krejtësisht i ri për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, i cili përfshin jo vetëm përdorimin e librave shkollorë, por edhe përpunimin  dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të mësimdhënies dhe materialeve didaktike për mësimdhënësit dhe nxënësit”, thuhet në kumtesë.

Shumë vende në botë, thonë nga Ministria e Arsimit, tashmë e kanë kaluar sistemin e përdorimit klasik të teksteve shkollore, për shkak se nxënësit i marrin njohuritë e tyre përmes burimeve të ndryshme të informacionit dhe mjeteve të ndryshme digjitale. Kjo është ide e shumë mësimëdhënësve tanë, por është gjithashtu pjesë e rekomandimeve të OECD-së për sistemin arsimor në vendin tonë.

Reforma e librave shkollorë do të bëhet në konsultim të gjerë, njëkohësisht me reformat për arsimin fillor, kurse plani do të futet nga viti i ardhshëm shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button