Përshkallëzohet situata në Francë, tre persona të vdekur pas një sulmi me thikë në Nicë

Tre persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një grua që iu pre koka  në qytetin francez të Nisës, ka thënë kryetari i bashkisë Christian Estrosi, njoftoi CNN, transmeton Portalb.mk.

“Duket se, sipas gjetjeve të para të policisë, gruas që ishte brenda kishës i është prerë koka. Për viktimat e tjera, ne nuk mund të themi asgjë për momentin, ”tha ai për BFM TV.

Sulmi ndodhi i cili ndodhi sot në një kishë në Bazilikën e Notre Damit. Kryebashkiaku Christian Estrosi tha se sulmuesi u qëllua nga policia, por është ende gjallë dhe është marrë në paraburgim.

Kryetari i Nicës shkroi në Twitter se janë të shkouar nga humbja e tre viktimave.

“Të shokuar nga 3 viktimat, 2 prej të cilëve vdiqën brenda Bazilikës Notre Dame dhe në veçanti kujdestari aq i vlerësuar nga famullitarët. Nica ka paguar një çmim shumë të lartë në vitet e fundit”, shkroi ai.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Nicë sot pasi ka marrë pjesë në një takim krize në Ministrinë e Brendshme, ka thënë Pallati Elysee.

Kryeministri francez Jean Castex thirri ligjvënësit për një moment heshtjeje në Asamblenë Kombëtare sot në mëngjes pasi u përhap lajmi për incidentin.

Nica ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të përgjakshme në vitet e fundit, pasi më 14 korrik, 2016, një 31-vjeçar nga Tunizia, pati hyrë në një turmë me kamion, duke lënë të vdekur 86 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button