fbpx

Kovid-19, Evropa në prag të mbushjes së kapaciteteve spitalore

Në shumë vende europiane, spitalet i janë afruar kufirit të kapaciteteve. Sidomos në Belgjikë dhe Çeki gjendja është më e vështirë, aty duhet të punojnë edhe mjekë e infermierë të infektuar. Në Europë po rriten me shpejtësi shifrat e infektimeve, edhe repartet e trajtimit intensiv po mbushen gjithnjë e më shumë me pacientë COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka paralajmëruar nga mbingarkesa e sistemeve shëndetësore sidomos në Europë dhe SHBA. “Shumë vende në hemisferën veriore po përballen aktualisht me një rritje shqetësuese të rasteve dhe shtrimit në spitale”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, shkruan DW, njofton Portalb.mk.

Në disa vende madje është arritur që tani kufiri i kapaciteteve të shtretërve intensivë. Këtë e bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa, pas një sondazhi të zhvilluar. Kështu në provincën belge, Liezh një duzinë mjekësh dhe infermierësh duhet të punojnë në klinika tejet të mbingarkuara megjithëse mund të jenë të infektuar. “Ne duhet të zgjedhim mes një zgjidhjeje të keqe dhe njërës shumë të keqe”, tha Philippe Devos nga Shoqata e Sindikatave të Mjekëve. Zgjidhja më e keqe do ishte të mos i trajtoje pacientët.

Belgjika është vendi në BE me numrin më të lartë të infektimeve COVID-19. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ky vend ka 1390 të infekuar në 100.000 banorë.

Në vend të dytë renditet Çekia me 1379 të infektuar për 100.000 bnorë. Qeveria ka marrë masa shumë të ashpra për zbutjen e pandemisë dhe ka shpallur ndalimin e qarkullimit në orët e natës për të penguar kolapsin e spitaleve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen e operacioneve të planifikuara. Më shumë se 13.000 punonjës të sistemit shëndetësor janë infektuar me Corona. Shumë nga ata që nuk tregojnë simptoma vazhdojnë të punojnë.

Francë që nga 17 tetori është në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 21:00 deri në 06:00, i cili prek më shumë se dy të tretat e popullsisë- Megjithatë infektimet vazhdojnë të shënojnë rritje. Më shumë se gjysma e shtretërve të trajtimit intensiv në Francë janë të zënë ndërkohë me pacientë me Corona, në Paris kjo shifër është më e lartë, 70%. Deputetët francezë i tremben kolapsit të spitaleve pa masa të tjera të rrepta. Deputeti Andre Chassaigne pas një takimi me dyer të mbyllura të kryeministrit Jean Castex me deputetët raporton se “situata është veçanërisht serioze.” Nëse nuk arrijmë të ulim infektimet, spitalet tona brenda 15 ditësh nuk mund të trajtojnë më pacientë.”

E vështirë paraqitet situata edhe në Zvicër. Taskforca e qeverisë parashikon që deri në mes të nëntorit do të jenë arritur kapacitetet e shtrerërve intensivë, nëse infektimet rriten. Në Britaninë e Madhe gjendja është po ashtu mjaft e tensionuar. Në zonën e Mançesterit kufiri i kapacitetit të klinikave është arritur ndërkohë. Sistemi shëndetësor britanik, NHS vuan nga mosfinancimi, e shpesh me valën e parë të gripit shumë klinika nuk e përballojnë dot numrin e pacientëve. Mijëra operacione ndërkohë në këtë vend janë shtyrë për më vonë.

Edhe në Gjermani, ku nuk mungojnë shtrerërit intensivë, ka mungesa të personelit mjekësor. Këtë e bëri të ditur, presidenti i Shoqatës Gjermane Ndërmjekësore, Uwe Janssens për grupin mediatik, “Funke Mediengruppe”. Ndërkohë kemi “kapacitete të mjaftueshme në shtretër intensivë dhe aparate intubimi” por kjo vetëm nuk ndihmon, “nëse nuk kemi personel që kujdeset për pacientët”. Këtu qëndron “problemi më i madh”, thotë Janssen.

Nryshe Evropa prej fillimit të pandemisë e deri më tani ka 9,885,328 të infektuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close