Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten, thotë Ursula von der Leyen

Ursulla fon der Llajen, kryetarja e Komisionit Evropian vlerëson se gjendja me Kovid-19 është shumë serioze.

“Gjendja me Kovid19 është shumë serioze. Por, ne mund të ngadalësojmë shpërndarjen e virusit nëse çdonjëri merrë përgjegjësi. Ne kemi mësuar prej valës së parë”, deklaroi Llajen

Ajo theksoi se po punohet për veprime të përbashkëta. Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim, raporton REL.

“Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç”, tha kryetarja e KE-së.

Ndryshe, këtë muaj, Ursula von der Leyen, ka raportuar se do të jetë në vetizolim, për shkak se një pjesëtar i stafit të saj është i infektuar me Kovid-19. Pas testimit, ajo kishte rezultuar negativ.

Tashmë disa shtete kanë paralajmëruar se janë në fazën e fundit të realizimit të testimit për efektin e vaksinës kundër Kovid-19. Moska planifikon vaksinimin masiv kundër korona virusit në fund të këtij viti, ndërsa Gjermania planifikon në fillim të vitit të ardhshëm, sikurse pritet edhe SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button