RMV, 14 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 870 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 870 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2647 testime të bëra. Ndërkaq 14 persona kanë ndërruar jetë kurse 292 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 14 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83 vjeç), tre pacientë nga Kumanova (65, 71 dhe 53 vjeç), një pacient nga Dibra (80 vjeç), dy nga Prilepi (55 dhe 56 vjeç), një nga Tetova (63 vjeç), një nga Velesi (65 vjeç), një pacient 68 vjeçar nga Strumica, 72 vjeçar nga Radovishi dhe një 75 vjeçar nga Kratova”,  raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

• Shkup 422
• Kumanovë 28
• Dibër 10
• Shtip 25
• Prilep 28
• Tetovë 64
• Struga 10
• Veles 38
• Manastir 29
• Ohri 26
• Kavadar 9
• Gostivar 23
• Gjevgjeli 13
• Strumica 55
• Kriva Palanka 5
• Radovish 10
• Krushevë 1
• Koçan 13
• Probishtip 4
• Demir Hisar 2
• Makedonski Brod 1
• Berovë 3
• Valandovë 3
• Vinicë 1
• Delçevë 6
• Kratovë 3
• Sveti Nikole 4
• Kërçova 20
• Resnjë 7
• Negotinë 8

Të shëruarit në 24 orët e fundit

• Shkup 142
• Kumanovë 14
• Shtip 8
• Prilep 9
• Tetovë 21
• Struga 2
• Veles 2
• Manastir 9
• Ohri 4
• Kavadar 2
• Gostivar 4
• Gjevgjeli 5
• Strumica 26
• Radovish 7
• Koçan 6
• Probishtip 1
• Pehçevë 1
• Berovë 5
• Valandovë 3
• Kratovë 1
• Sveti Nikole 3
• Kërçova 8
• Resnjë 4
• Negotinë 5

Ndryshe, gjithsej deri sot në vend janë testuar 240.478 persona për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona është 28.697, i të shëruarve 19,771, që kanë ndërruar jetë 963 kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 7.963.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button