Qeveria do të ndërmjetësojë për problemin me zjarrfikësit

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për media, duke folur për problemin me zjarrfikësit  ka deklaruar se Qeveria do të ndërmjetësoj për zgjidhjen e tij, transmeton Portalb.mk.

“Problemi me zjarrfikësit po zvarritet më shumë se 15 vite dhe ishte injoruar, ndërsa me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes ka filluar të zgjidhet, ndërsa ajo është rritja e mjeteteve të cilat nga buxheti u transferuan në komuna në vitin 2020, gjithsej, 51 milionë denarë më shumë nga viti i kaluar”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

Ai ka shtuar se në seancën e Qeverisë në shtator, është pranuar plani aksionar për vendosjen e parimit për decentralizim nacional të mbrojtjes së zjarrfikësve me vendosjen e bllok dotacionit në çdo komunë. Në planin aksionar planifikohet që të bëhen ndryshime dhe plotësim në ligjin për zjarrfikës, ndërsa në proces do të kyçen ministritë e Financave, për Vetëqeverisje Lokale, BNJVL, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zjarrfikësit e Shkupit nuk kanë pranuar ofertën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në takimin e djeshëm dhe paralajmëruan se do të protestojnë deri sa Qyteti Shkupit të fillojë t’ua paguaj shtesën e pagës. Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2014 zjarrfikësve u lejohet shtesë e pagës fillestare prej 20 për qind, për shkak rrezikshmërisë së vendit të punës. Por, prej atëherë asnjëherë nuk u është paguar ajo shtesë dhe për këtë ata kanë paditur Qytetin e Shkupit.

Zjarrfikësit e Shkupit paralajmëruan protestat si shenjë revolte kundër neglizhencës së Qytetit të Shkupit për të paguar shtesën prej 20% për rrezikshmëri në punë.

Ata kërkojnë përsëri nga kryetari Petre Shilegov që në rrogën e muajit tetor të futet kompensimi për rrezikshmëri në punë.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button