fbpx

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për mbrojtje nga diskriminim, pasi për herë të parë Kushtetuesja e anuloi

Në seancën e 19-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 69 vota ‘për’ dhe një abstenim u miratua Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të muajit tetor në seancën e 15-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kaloi në lexim të parë propozimi i Ligjit kundër diskriminimit. Fillimisht ky ligj kaloi nëpër Komisionin për çështje evropiane të Kuvendit të RMV-së.

“Krijimi i një Komisioni profesional për parandalimin e diskriminimit. Komisioni do të përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët do të përfaqësojnë përbërjen e shoqërisë në tërësi. Anëtarët e komisionit duhet të kenë minimumi 7 vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, nga të cilat 5 vjet në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Komisioni nxjerr përfundime, rekomandon procedura për eliminimin e shkeljeve të ligjit. Ligji paraqet një proces gjyqësor për diskriminimin e interesit publik. Do të mbrojë njerëzit që janë të diskriminuar për çfarëdo arsye”, tha Shahpaska, ministrja e punës dhe politikës sociale.

Përfaqësuesit e opozitës kanë paralajmëruar parashtrimin e amendamenteve në leximin e dytë. Vërejtjet pritet të jenë në Komisionin që duhet të përbehet nga shtatë anëtarë.

Vlerësohet se përmes këtij Ligji do të tentohet të ndalohet çdo diskriminim në bazë racore, të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes  të përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, orientimit seksual, identitetit,  përkatësisë së grupeve të margjinalizuara, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimimit,  religjionit ose bindjes fetare, bindjes politike, bindje tjetër, pengesa, mosha, gjendja familjare ose martesore, statusi pronësor, gjendja shëndetësore, statusi shoqëror e personal, dhe çdo tjetër.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në muajin maj kishte njoftuar se është shfuqizuar Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, propozimi i së cilës tash ka filluar procedurat parlamentare prej fillimit.

Në muajin shkurt, Kushtetuesja nisi procedurën për Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi sepse ishte sjellë pa shumicën e nevojshme. Gjykata vlerësoi se në rastin konkret, Ligji vjen në dyshim pasi nuk është votuar nga 61 deputetë, siç kërkon paragrafi 3 i nenit 75 nga Kushtetuta.

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ndërkohë kishte vlerësuar se kryesia e Parlamentit ka gabuar në procedimin e Ligji kundër diskriminimit.

Pas shfuqizimit të ligjit për shkak se nuk kishte kaluar me 61 votat e nevojshme në Kuvend, 17 parti politike kanë nënshkruar Deklaratën për miratimin me prioritet të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e nënshkruan 17 parti politike. Partitë politike të cilat janë nënshkruese të kësaj Deklarate janë: Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE, Zëri për Maqedoninë, DEMOKRATË, Lidhja Demokratike (LD), Partia e Gjelbër Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (PDM), Partia Liberale Demokratike (PLD), Partia e Re Socialdemokrate (LRSD), Partia e Bashkuar për Barazi të Romëve (PBBR), Partia për Lëvizje të Turqve (PLT), Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve (PPDR), Partia për Ndryshime Ekonomike 21 (PNE21), Partia e Pensionistëve (PP), Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Lidhja e Romëve të Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia Jote.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close