Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstaton dorëheqjen e 4 deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme konstaton dorëheqjet e katër deputetëve, edhe atë të deputetit Igor Durlovski i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Bajram Rexhepi nga BDI dhe dy deputetëve të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Sanja Lukarevska, njofton Portalb.mk.

Asnjëri prej deputetëve nuk ka elaboruar dorëheqjen para Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka bërë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të njoftojë Kuvendin për kandidatët për deputetë të cilët janë në radhë në listat në të cilat ishin zgjedhur Durlovski, Bajrami, Zekiri dhe Lukarevska, që t’u verifikohet mandati deputetëve të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button