Zjarrfikësit nuk e pranuan ofertën e Shilegovit që të presin deri në qershor 2021 për pagesë të shtesave, paralajmëruan protesta

Zjarrfikësit e Shkupit nuk kanë pranuar ofertën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në takimin e sotëm dhe paralajmëruan se do të protestojnë deri sa Qyteti Shkupit të fillojë t’ua paguaj shtesën e pagës. Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2014 zjarrfikësve u lejohet shtesë e pagës fillestare prej 20 për qind, për shkak rrezikshmërisë së vendit të punës. Por, prej atëherë asnjëherë nuk u është paguar ajo shtesë dhe për këtë ata kanë paditur Qytetin e Shkupit, shkruan Portalb.mk.

“Nuk bëhet fjalë për mungesë të vullentit, por për mungesë të bazës ligjore. Ky problem është më i vjetër se 15 vite, është lokuar dhe është formuar grup punues, po bëhen ndryshime në ligjin për zjarrfikësit, që duhet të hyjnë në fuqi në qershor 2021, ku një pjesë e kërkesa tuaja do të fitojnë bazë logjore”, tha Shilegov.

Zjarrfikësit nuk e pranojnë këtë arsyetim të Shilegovit dhe thanë se si bllok dotacione ka pranuar para për 237 paga të zjarrfikësve ndërsa tani ka 194 zjarrfikës dhe pse nga ajo tepricë nuk u paguhet shtesa. Shilegov sqaroi se ato para janë me dedikim dhe nuk mund prej tyre të paguhen shtesat.

Zjarrfikësit e Shkupit dje filluan me protestat si shenjë revolte kundër neglizhencës së Qytetit të Shkupit për të paguar shtesën prej 20% për rrezikshmëri në punë.

“Jemi mbledhur këtu për të treguar moszbatimin e kërkesës sonë. Vite me radhë Qyteti i Shkupit nuk na e paguan kompenzimin që na takon për rrezikshmërinë në punë. Ishim të detyruar këtë kompenzim ta fitojmë në gjyq. Edhe pse para 18-të muajve gjykata solli vendim në anën tonë, respektivisht kompenzimi për rrezikshmëri të futet në rrogë. Qyteti i Shkupit këtë nuk e merr parasysh. Ne më tutje të drejtën tonë do ta realizojmë përmes gjykatës, avokatëve dhe përmbaruesve”, deklaroi dje Premtim Koxhaxhiku.

Ata kërkojnë përsëri nga kryetari Petre Shilegov që në rrogën e muajit tetor të futet kompensimi për rrezikshmëri në punë.

“Nëse edhe sot deri në orarin e punës nuk kemi përgjigje pozitive, atëherë jemi të detyruar nesër në të njëjtët  kohë të shkojmë në protestë para Kuvendit të Qytetit të Shkupit”, premtoi Koxhaxhiku.

Të premten skadoi afati i parashtruar nga zjarrfikësit që të pranohen kërkesat e tyre nga ana e Qytetit të Shkupit. Ashtu si kishin paralajmëruar, ata filluan me protesta.

 Kryetari i Qytetit të Shkupit po manipulon, gjithnjë për vendet e punës për orët më tepër që kemi punuar, asnjëherë nuk na ka dhënë përgjigjen për këto, janë ma tepër se 20% por ne i kemi rrumbullakësuar në 20% që janë për rrezik në punë”, kishte sqaruar më herët, njëri nga zjarrfikësit, Nuredin Mustafa. Zjarrfikësit kërkojnë që në rrogën e tetorit t’iu kthehen 20% të cilat u janë hequr nga rrogat e mëparshme. Ata në një letër drejtuar Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve -Shkup dhe Qytetit të Shkupit.

Ndryshe, kryetari Shilegov  pati deklaruar se shkurtimi nuk ka ardhur me dëshirën e tij, por se janë shkurtuar bllok dotacionet. Ndërkaq reagimet e zjarrfikësve i konsideronte si manipulim.

“70 milionë denarë Qyteti i Shkupit ka paguar dy vitet e kaluara, për orët shtesë për paditë që i kanë dërguar. Mendoj se bëhet fjalë për keqpërdorim apo manipulim nga zjarrfikësit. Kurse e di se ka qenë në plan por sërish do të duhet të shqyrtohet gjendja në buxhetin qendror për rritjen e bllok dotacioneve. Për mua mbetet imperativ që pajisjen mbrojtëse ta rrisim në nivel të lartë”, deklaroi Shilegovi.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button