RMV, Qeveria vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, Fondi pensional dhe ai shëndetësor me drejtor të ri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 15-të vazhdoi me emërimin e drejtorëve, zv.drejtorëve dhe anëtarëve të këshillave drejtuese në ndërmarrje dhe shoqatave aksionare në pronësi të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria emëroi Amir Shabanin ushtrues të detyrës-drejtor në Fondin për sigurim të depozitave, ndërsa paraprakisht shkarkoi nga kjo pozitë Borçe Haxhievin. Haxhievin e ka emëruar drejtor në Biron për furnizime publike, duke e shkarkuar paraprakisht Armir Sadikin nga kjo pozitë.

Qeveria e shkarkoi Orhan Ramadanin nga pozita e drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, ndërsa për u.d. drejtor e emëroi Faton Ahmetin.

Besir Deari do të jetë u.d. zv.drejtor në Drejtorin për polici financiare, ndërsa Blerim Idrizi do të jetë u.d. zv.drejor në Entin shtetëror për pronësi industriale.

Javën e kaluar, në seancën e 14-të, gjithashtu Qeveria miratoi vendime për emërimin e drejtorëve, zëvendës drejtorëve dhe anëtarët e bordeve të drejtorive të disa ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të Qeverisë. Ndërsa për postet vakante Qeveria e Maqedonisë do të hap konkurs publik.

LEXO: Qeveria e RMV-së në seancën e mbrëmshe emëroi drejtorët dhe zëvendës drejtorët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button