Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kërkojnë ndihmë juridike falas nëpërmjet ueb-faqes së re

Në organizim të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, sot u mbajt promovimi zyrtar – online i ueb-faqes  www.pravnapomos.mk, nëpërmjet së cilës qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të informohen për të drejtën që shteti ua jep në lloj të ndihmës juridike falas, informojnë nga Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Fjalim mbajti edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili theksoi se gjuha juridike është shpesh e paqartë për një numër të madh të qytetarëve të cilët përballem me vështirësi për t’i realizuar të drejtat e garantuara, por edhe se qytetarët e varfër nuk munden t’i mbulojnë harxhimet në gjykata që të zgjidhin ndonjë kontest nga natyra juridike.

“Me këso probleme, më së shpeshti përballen qytetarët e varfër dhe përfaqësuesit e kategorive të ndryshme të komuniteteve të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe personat me pengesë”, deklaroi ministri Mariçiq.

Ai theksoi se nëpërmjet sistemit për ndihmë juridike falas, garantohet se qytetarët të cilët janë në gjendje të rëndë financiare mund të drejtohen te Ministria e Drejtësisë, deri te njësitë e saja dhe organizatat qytetare dhe të kërkojnë t’u sigurohet ndihmë juridike ose t’u sigurohet avokat i cili do të paguhet nga buxheti i Ministrisë.

“Me përmirësimin e qasjes deri te drejtësia, gjegjësisht nëpërmjet informimit dhe ndihmës për qytetarët se si t’i realizojnë të drejtat ose të sigurojnë avokat nga buxheti i shtetit – ne luftojmë me pabarazinë në shoqëri dhe u tregojmë qytetarëve se kujdesemi për ato. Ndihma juridike falas ekziston që t’ua përmirësojmë jetën qytetarëve të cilët janë në margjina shoqërisë. Ndihma juridike falas nënkupton se pa dallim të statusit qytetar – qytetarët do të jenë të barabartë para gjykatës dhe ligji do të vlejë njësoj për të gjithë”, deklaroi ministri.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër të programit “Instrument horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” – iniciativa e përbashkët e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, i zbatuar nga Këshilli i Evropës, i cili ka për qëllim që t’u ndihmojë shfrytëzuesve të Evropës Juglindore, të zbatohen standardet e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit paraintegrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button