Shilegov: Do t’i shfuqizoja inspektoratet qendrore, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor është katastrofal

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov vlerëson se inspektoratet qendrore duhet të shfuqizohen dhe të mos ekzistojnë. Në debatin “Si deri në shërbimet të inspektorateve efikase dhe të pavarura në Shkup”, Shilegov tha se inspektoratet shtetërore janë jofunksionale dhe nuk e kryejnë punën për të cilën marrin paga, njofton Portalb.mk.

“Mund të ekzistojë organ shtetëror i cili do të kryejë kontrolle të inspektimit në inspektoratet komunale. Prioritetet tona dallojnë si organe. Mosdhënia e fuqisë kryetarëve të komunave apo lënia e mundësisë për ping pong të institucioneve është arsyeja për të cilën ndodhemi në gjendje të këtillë në terren. Për shembull, unë dua të zbatojë aksion në Bit Pazar dhe për atë duhet të lus Inspektoratin e Tregut të dërgojë inspektorë. Ja, të hapim sfidën, t’i shfuqizojmë inspektoratet shtetëror. Kemi Inspektorat Shtetëror për Mjedis Jetësor më katastrofal, me shumë dobësi subjektive. Ndërsa, Inspektorati i Qytetit del të masë nivelin e ndotjes së lumenjve, Inspektorati i Qytetit zbulon krim me mbetjet medicinale”, tha Shilegov.

Përderisa në Shkup formohet polici komunale, ide që Shilegov e paralajmëron nga fillimi i mandatit, Qyteti i Shkupit dhe komunat e Shkupit do të kenë inspektorate të përbashkëta, me çka do të veprohet në më efikase dhe në të ardhmen nuk do të ketë raste si platformat ilegale në Matkë dhe objekti pa leje te “Mavrovasja”. Ai vlerëson se inspektorët nuk duhet të jenë të ndarë sipas fushave, përkatësisht inspektor për mjedis jetësor apo inspektor për ndërtimtari.

“Ose je inspektor i të gjitha fushave ose nuk je. Ashtu do të zëvendësojmë shumë prej njerëzve që na mungojnë, për shembull kemi inspektor për mjedis jetësor, por nuk kemi të ndërtimtarisë. Shumë shpejtë do ta bëjmë unifikimin e shërbimeve të inspektorateve në komunat e territorit të Qytetit të Shkupit, ndërsa do të insistojmë deri në fund të sjelljen e ligjit për polici komunale”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button