Filipçe: Nuk mund të ndikojmë në çmimet e testeve private për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë një numër shtesë të termineve për testimin e Covid-19 përmes sistemit “Termini im”, dhe po kërkohet një mënyrë për testime më të shpejta, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, duke komentuar kritikën e publikut që për testimin për Covid-19 kanë pritur me ditë të tëra, shkruan 360Shkallë.mk, transmeton Portalb.mk.

“Gjithmonë mund të bëhet një test i shpejtë në klinikat e Shkupit dhe ne e bëjmë atë. Ne do të sigurojmë termine shtesë, është diçka që po bëhet këtë fundjavë, dhe ne po përpiqemi të arrijmë në testet e shpejta sa më shpejt që është e mundur. “Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, tani është faza e dytë dhe besoj se kjo do të lehtësojë ndjeshëm mundësinë e testimit.”- theksoi Filipçe.

Ai tha se edhe testet private janë  një alternativë por, Ministria e Shëndetësisë nuk mund të ndikojë në çmimet e tyre.

“Në ato çmime, megjithëse kemi provuar dhe kemi parë disa alternativa, ne nuk mund të ndikojmë në to në asnjë mënyrë.”- theksoi Filipçe.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button