fbpx

Ampeva: Qeveria e RMV-së të hetojë se ku shkuan paratë që i pranuan 300 kompani, ndërsa punëtorët mbeten duarbosh

Rreth 300 ndërmarrje nuk e kanë paguar mbështetjen financiare për punëtorët, nga ndihma e parë e siguruar nga Qeveria si masë, ndërsa 7.000 ndërmarrje kanë paguar nën pagën minimale”, thotë Kristina Ampeva nga shoqata civile “Glasen Tekstilec” nga Shtipi, e cila përfaqëson interesat e punëtorëve në industrinë e tekstilit dhe lëkurës në nivelin e të gjithë vendit, madje edhe jashtë, njofton Portalb.mk.

Ampeva thotë se nuk ka asgjë kundër vendimit të Qeverisë për ndihmë financiare për tre muajt e fundit të vitit 2020 në kushtet e koronavirusit, është mirë, por para vendimit përfundimtar të Parlamentit, Qeveria duhet të përgjigjet për mbështetjen financiare të keqpërdorur me masën e parë.

“Mbështetje e re financiare pa na dhënë përgjigje paraprakisht se çfarë ka ndodhur me mjetet e e dedikuara buxhetore nga masat e para është jotransparente dhe e papërgjegjshme”, thotë Ampeva dhe kërkon llogari për masat e para, sepse mendon se shumë lehtë mund të ndodhë që mbështetja financiare të keqpërdoret përsëri dhe punëtorët për të cilët merren këto masa të mbeten duarbosh.

Ndryshe, në korrik Inspektorati i punës tha se ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e ndihmës financiare nga kompanitë, të cilat kanë marrë para nga shteti për përballje me pandeminë e koronavirusit. Këto mjete dyshohet se në vend që t’iu ndaheshin punëtorëve, kanë përfunduar në llogarinë e punëdhënësve të tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close