Xhaferi – Hoti: Shpresë për përparim në eurointegrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave

Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot priti në vizitë zyrtare ne hapësirat e Kuvendit, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe konstruktiv ndërmjet Kuvendeve të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës dhe shprehu pritje për intensifikimin e dialogut politik përmes mbajtjes së seancës së parë të përbashkët ndërmjet qeverive të dy vendeve”, raportojnë nga kabineti i kryeparlamentarit.

Si në takimet tjera sot në Shkup, edhe në takimin me kryeparlamentarin, Hoti u shoqërua nga ministrja e punëve të jashtme Meliza Haradinaj dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj.

“Talat Xhaferi shprehu shpresë për përparim kualitativ të Kosovës në integrimin në BE, si edhe fitimin e liberalizimit të vizave”, raportojnë nga kabineti i kuvendit.

Theksohet se në takim u diskutua për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe dërgimin e 44 pjesëtarëve të Armatës së RMV-së në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Kryeministri Hoti sot zhvilloi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.

LEXO: Takimi Zaev-Hoti: Shkup – Prishtinë për 45 minuta me autostradë që do të ndërtohet në fillim të vitit 2021
LEXO: Pendarovski – Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit si një hap drejt kompromisit përfundimtar

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button