Po mobilizohet e gjithë Qendra Klinike që t’i ndihmohet Klinikës Infektive

Në periudhën në vijim i përforcojmë të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend. Bëjmë mobilizim të tërësishëm të punonjësve shëndetësor nga shëndeti publik, të cilët do të përfshihen në shërimin e pacientëve me virusin korona, ndërsa gjithashtu do t’u ndihmojnë edhe kolegëve në repartet infektive, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimeve të sotme të punës me drejtorët e Klinikave universitare, Spitalet klinike dhe të përgjithshme përreth shtetit, si dhe me infermieret kryesore nga Klinikat në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se përgatisin kapacitete plotësuese me qëllim të ballafaqimit më të mirë me këtë virus të paparë në periudhën e dimrit, duke potencuar se në pritje janë për të arritur edhe testet e shpejta në ndihmë gjatë detektimit të pranisë së virusit korona gjatë hospitalizimit të pacientëve.

“Në mbledhje ishte dakorduar të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim plotësues të hapësirës me qëllim që të sigurojnë kapacitete plotësuese në repartet interne dhe si optimizmi i kuadrit mjekësor nga Klinikat në Shkup i cili do të aktivizohet për ndihmë plotësuese në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ku trajtohen pacientët me Kovid-19”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën Infektive, ditëve të fundit janë të hospitalizuar mbi 100 pacientë Në mbështetje të oksigjenit ka 80 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë pacient me ventilim mekanik. Prej ditës së djeshme, spitali mobil pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive, i cili ka një kapacitet prej 70 shtretërish, filloi të mbushet me pacientë.

Ndërkohë, numri i rasteve të reja me Covid – 19 në dy javët e fundit ka shënuar një rritje drastike. Ditëve të fundit janë regjistruar mbi 600 raste të reja në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button