Georgievski: Ne dëshirojmë afrim me Bullgarinë, Goce Dellçev na bashkon

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Gerogievski, ka deklaruar se “shteti i thellë” në Maqedoni i dëmton raportet normale mes dy shteteve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshin profesorë, gazetarë, në punësuar në shërbimet për siguri nacionale, dhe në të vërtetë, sipas tij, ato nuk janë të gjithë maqedonas, njofton Portalb.mk.

Në intervistën e tij të dhënë për mediumin bullgar BGNES gjatë vizitës së tij në Sofje, Georgievski deklaroi se edhe përkrah “shtetit të thellë” në Maqedoni, “ne dëshirojmë afrim me Bullgarinë, Goce Dellçev na bashkon”.

Sipas tij, historia jugosllave ka pranuar kombin maqedonas si më të riun në Ballkan, ndërsa Nikolla Gruevski me antikuizimin i ka shkaktuar goditje të rëndë.

“Duhet t’i pranojmë meritat e Zoran Zaevit, për shkak të dëshirën së tij për miqësi me Bullgarinë, Zaev dhe Bojko Borisov duhet të gjejnë zgjidhje me të cilën do të shkohet drejt afrimit historik. Në vend u krijua fushatë se Bullgaria kërkon të ndryshohet Kushtetuta jonë, që nuk është e saktë. Nga ana tjetër, do të jetë shumë keq nëse Bullgaria vendos veto para Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Nga pala bullgare askush nuk dëshiron ndryshim të Kushtetutës sonë dhe marrëveshje të re. Këtë e kam dëgjuar personalisht nga politikanët bullgar. Sofja dëshiron zbatim të marrëveshjes nga viti 2017 dhe rezultate konkrete nga komiteti i përbashkët për çështje të historisë”,

Ish kryeministri, Ljupço Gerogievski mbrëmë realizoi takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Për takimin informoi Zaharieva në profilin e saj në Facebook.

“Ekipi im dhe unë sot patëm takim të frytshëm me mikun tonë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin e sa, (1998-2002), Ljupço Georgievski”, ka shkruar Zaharieva.

Kujtojmë se, Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button