RMV, Ministria e Arsimit: Studentët vullnetarisht mund t’ju japin orë shtesë nxënësve të shkollave fillore

Ministria e Arimit dhe Shkencës ka shpallur thirrje për studentët që duan vullnetarisht t’u sigurojnë orë shtesë nxënësve të shkollave fillore. Nga kjo ministri thonë se programi parashikon sigurimin e orëve shtesë për nxënësit në lëndët që janë pjesë e programit mësimor për arsim fillor, në mënyrë që të sigurojë mbështetje shtesë në zotërimin e materialit mësimor, njofton Portalb.mk.

Thirrja për pjesëmarrje në program është e destinuar për studentët e rregullt, të cilët kanë dëshirë që vullnetarisht të paraqiten për t’u dhënë mësim nxënësve, sipas një programi të përgatitur nga mësuesi përgjegjës për një klasë të përcaktuar të shkollës fillore. Midis kushteve të renditura, thuhet se për tutorim të nxënësve nga klasa e parë në të tretën është e nevojshme që tutori / vullnetari të jetë një student me kohë të plotë në Fakultetin Pedagogjik për mësimdhënie ose në studime për pedagogji, ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt  deri në të nëntën të jetë një student i rregullt në fakultet.

Aplikimi mund të bëhet  në linkun vijues: www.konkursi.mon.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button