Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot do të vizitojë Shkupin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut. Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Kosovës që nga koha kur mori postin e kreut të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Takimi në mes dy kryeministrave do të fillojë në ora 14:00, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë shtypi.

“Gjatë këtij takimi, pritet edhe nënshkrimi i një Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes dy shteteve.Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kryeministrit të Kosovës.

Hoti pritet të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferrin dhe me Artan Grubin, zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe nga Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button