Kundërspin: Mickoski sheh honorare atje ku nuk ka

Nuk është e vërtetë që autoritetet shëndetësore, përfshirë Komisionin për Sëmundjet Infektive, thanë të njëjtën gjë për shtatë muaj – parashikonin dy mijë të infektuar! Ishte fillimi i një pandemie – një sëmundje e re, shumë pak dihej për virusin dhe parashikimet bazoheshin në njohuritë e atëhershme dhe numrin e rasteve. Të gjithë e dimë se numri është tejkaluar prej kohësh, nuk ka të dhëna që dikush po i fsheh

 

Shkruan: Оlivera Vojnovska

 

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një bisedë të drejtpërdrejtë në Facebook (19.10.2020), duke kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, dha deklaratën vijuese e cila është një spin i qartë:

Spin: Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk mund të gjejë një zgjidhje dhe kjo është e qartë. Më shumë se 7 muaj parashikojnë që do të kemi 2000 persona të infektuar, dhe tashmë kemi më shumë se 20,000 të infektuar, në vetëm një javë kemi më shumë se 2000 të infektuar, çdo ditë kemi një numër njerëzish që humbin jetën, për fat të keq, për shkak politikave dhe masave të këqija të miratuara nga ky Komision i politizuar për Sëmundjet Infektive dhe jam i befasuar nga këmbëngulja që këta njerëz kanë në këto 7 muaj për një honorar të shpifur, në vend që të përballen me publikun dhe të japin dorëheqje vetë, njerëzit i thërrasin ata të japin dorëheqje, ndërsa ata me këmbëngulje vazhdimisht kapen për honorarin e tyre të mjerueshëm, për ato denarë të mjerë që marrin në kurrizin e shëndetit të qytetarëve. Disa prej tyre janë kolegë të mi, profesorë universiteti dhe e vetmja gjë që mund të them është se ata duhet të turpërohen për atë që bëjnë sepse po pasurohen me shëndetin e qytetarëve. Ata të paktën duhet të kenë pak virtyt dhe ndershmëri dhe kur të shohin se nuk janë të suksesshëm në atë që bëjnë, në vend që të numërojnë paratë e mjera që marrin nga taksapaguesit, duhet të japin dorëheqje. Pak moral për të qenë para dhe mbi interesat një herë, thotë Mickoski dhe shton:

Fatkeqësisht, deri në këtë moment, ata njerëz jo vetëm që nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen kolektivisht, por vazhdojnë t’i shërbejnë Zoran Zaevit në politikat e gabuara, kjo nuk na kushton çdo ditë me 400, 500 të infektuar dhe me 5, 6,8, 10, 12 viktima.

[Burimi: Ueb-faqja e VMOR-DPMNE-së – Deklarata e Mickoskit në FB – Live Chat ( nga minuta 24,30 deri në munutën 36,40 të videos), data: 19.10.2020]

Kundërspin: Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristikjan Mickoski, në një deklaratë në në Facebook, duke spinuar të vërtetën, ashpër sulmoi Komisionin për sëmundje infektive dhe ju bëri thirrje anëtarëve që të japin dorëheqje kolektive. Pra, duke kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të kenë “moral” dhe të largohen nga trupi, Mickoski thotë se “më tepër se 7 muaj parashikojnë që do të kemi 2000 persona të infektuar, ndërsa ne tash kemi më tepër se 20.000 të infektuar…”

Kjo, e thënë në këtë mënyrë, nuk është e saktë. E vërteta është ndryshe. Në fillim kur u paraqit virusi te ne, kur shpërtheu epidemia, parashkimet me të vërtetë ishin se do të ketë 2 mijë të sëmurë. Por, kjo ka qenë në fillim të pandemisë – sëmundje e re, shumë pak dihej për virusin dhe projektimet ishin të atilla mbi baza të njohurive të atëhershme për gjendjen me virusin korona dhe numrin e të sëmurëve në RMV. Rasti i parë i regjistruar me virusin korona ishte me 26 shkurt. Një muaj më vonë (22.03.2020) u regjistruan 136 të sëmurë me Covid- 19 dhe dy raste të vdekjes. Do të thotë, bëhet fjalë për periudhën kur kishte më pak të sëmur.

Në ndërkohë, situata ndryshoi, numri i pacientëve u rrit, u futën masa kufizuese, ora policore, karantina … Pastaj kishte një qetësi të lehtë, kështu që në fillim të verës kishte një valë të re të pacientëve dhe ai numër prej 2,000 pacientësh është tejkaluar që moti. Pra, nuk është e vërtetë që autoritetet shëndetësore, përfshirë Komisionin për Sëmundjet Infektive, kanë thënë të njëjtën gjë për shtatë muaj – parashikmin për dy mijë pacientë!

Kjo është thjesht e pavërtetë. Dihet që ka konferenca shtypi të përditshme të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce dhe autoriteteve të tjera shëndetësore, që publikohen raporte që tregojnë se numri i pacientëve po rritet në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave më të fundit (19.10.2020) numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23,788 dhe 846 viktima. Këto janë të dhëna që ne të gjithë i dimë, duke ndjekur raportet e përditshme se cila është situata e virusit në vendin tonë.

Në radhë të parë është jo korrekte të pretendohet, edhe atë me shumë lehtësi, se për çdo ditë kemi numër të personave që humbin jetën, për shkak të masave të këqija dhe të gabuara dhe masave të cilat i ndërmerr ky Komision i polarizuar për sëmundje infektuese”. Këtë e thotë një persona i cili për dy muaj i nxjerr në protesta bashkpartiakët e tij, me vetëdije duke i ekposzuar ndaj rrezikut për tu infekruar me virusin korona.

Të rikujtojmë se pikërisht Mickoskit në fund të prillit u “kap” nga mediumet se si shkon në palestër në kohën kur këto objekte ishin të mbyllura, ai i mohoi, por nuk arriti të bind opinioni se ka qenë “montim”.

Dy muaj më vonë, në qershor, ai ishte i “kushtëzuar” edhe në brendi të kafenesë në Debar Mëhall në Shkup, që në atë kohë ishte e ndaluar. Edhe atë se inspektortët, të cilët kanë dyshuar se në brendësi të lokalit ka mysafir, dy orë e gjysmë kanë pritur që pronari t’i lëshojë brenda, duke parë se si Mickoski lëshon lokalin. Më vonë ai në proflinin e tij në Facebook, pranoi se bashkë me dy të njohur ka qenë në restorantin në Debar Mëhallë, “se nuk ka qenë mjaftueshëm i informiar për protokollet e reja dhe se është i gatshëm të paguaj dënim në para për këtë shkak”.

Dhe tani, pas një sjellje të atillë, a ka fytyrë Mickoski të flasë për “politikat  dhe masat e këqija dhe të gabuara të Komisionit për sëmundje infektive”?

Masat janë të njëjta gjithkund të botë, të propozuara nga Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH), dhe për këtë apelimet – lutjet nuk i arrijnë të gjithë njerëzit, nuk janë anëtarët e Komisionit fajtor.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, Mickoski ju bën thirrje anëtarëve të Komisionit “virtytin, nderi dhe ndershmëria dhe të mos kapen për honorarin e tyre të shpifur”, andaj “në vend të të numërojnë parat e mjera të cilat i marrin nga taksat të japin dorëheqje për moralin, njëherë të jetë para dhe mbi përfitimet”. 

Për çfarë dhe sa honorarë flet Mickoski? A nuk e di se anëtarët e Komisionit punojnë pa kompensim? Kjo nuk është e fshehtë, këtë e dinë shumëkush, nëse jo të gjithë qytetarët, edhe të atyre aë janë pak më tepër të informuar, natyrisht se e kanë këtë të ditur. Këtë është dashur ta di edhe Mickoski si lider i partisë më të madhe opozitare. Por, me deklarata të tilla ai me të drejtë tërheq mllefin e anëtarëve të Komisionit (disa reagun në rrjete sociale)?

Фото: Принтскрин

Duke pasur parasysh të gjithë këto argumente, pa dyshim mund të thuhet se kjo deklaratë e Mickoski, dhënë në Facebook, përmban spin, me çka mbi kurrizin e Komisionit për sëmundje infektive, sulmohet kundërshtari politik dhe ka tentime për të përfituar pikë politike.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button