Banka Botërore: Maqedonia e Veriut po përballet me recesionin më të thellë që nga viti 2011

Maqedonia e Veriut po përballet me recesionin më të thellë që nga viti 2001 e këtej, thuhet në Raportin e rregullt të Bankës Botërore mbi perspektivën ekonomike të vendit. Aty parashihet rënie e PBV-së prej 4.1 %, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Pandemia ka goditur rëndë ekonominë: karantina, zinxhirët e ndërprerë të furnizimit dhe situata e zgjatur e pafavorshme e epidemisë verës edhe më tepër e përkeqësuan perspektivën tashmë të pafavorshme. Programet e mbështetjes që i ofroi qeveria kanë zbutur deri diku ndikimin mbi punëtorët dhe kompanitë, por hapësira fiskale është ngushtuar ndërsa borxhi i afrohet 60 % të PBV-së. Perspektivat afatshkurta për vitin 2020 janë pozitive, por me rreziqe të theksuara: faza e shtypjes së pandemisë nuk ka mbaruar akoma, ndërsa periudha e zgjatur e politikave të distancës sociale do të ndikojë në ndërmarrjet, të ardhurat e familjeve dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Megjithëse masat ekonomike dhe sociale për të lehtësuar krizën do të jenë një prioriteti kryesore, është e rëndësishme të vazhdohet me reformat e nevojshme afatmesme (fiskale, aftësia konkurruese, mjedis jetësor dhe qeverisje të mirë publike) për të arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe pranimin në BE”, janë vërejtjet kryesore në këtë raport.

Aty është shtuar se rritja në tregti, turizëm dhe transport, të cilat e lëviznin rritjen vitet e fundit, janë zvogëluar së bashku me 12.3 % – turizmi thjesht është ndalur. Ulja e aktiviteteve të ndërtimit në sektorin privat u amortizua nga investimet në rrugë, të cilat patën një kontribut pozitiv në rritje.

“Kishte gjithashtu një rënie të mprehtë në anën e kërkesës pasi konsumi privat ra me 5.6 % dhe investimet bruto me 11.3 %; eksportet, 80 % e të cilave kanë të bëjnë me investime të huaja, ranë me 18.8 %. Ulja përkatëse e importeve lehtësoi presionin mbi bilancin e tregtisë së jashtme, e cila mbeti kryesisht e pandryshuar krahasuar me 2019”, thuhet në raport.

Aty është shtuar se “rimëkëmbja e tregtisë do të jetë e ngadaltë dhe prodhimi industrial do të mbetet më i ulët për rreth 9 %. Megjithëse mbështetja nga autoritetet ka amortizuar efektet e krizës në tregun e punës, për herë të parë që nga viti 2011, shkalla e papunësisë është rritur në 16.7 %.”

Deri në fund të vitit, deficiti fiskal pritet të trefishohet në 6.3 % të PBV-së, deri në 6 gusht ai ishte tashmë 5.2 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button