RMV, Instituti ka reaguar ndaj librit të Akademisë për shkak hartës ku nuk është Kosova

“Atlasi gjuhësor i dialekteve maqedonase”, është botimi i cili ka nxitur Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të reagojë, pasi raportohet se në atë libër nuk figuron Kosova si shtet fqinj në një hartë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vendosjes së hartave – rastësisht ose gabimisht – vërejmë se aty nuk është respektuar realiteti faktik politik në raport me fqinjin tonë verior (Republika e Kosovës), duke e shkruar “Serbi” (Kosovë)”, raportojnë nga Instituti.

Instituti megjithatë e vlerësoi lart këtë botim të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë së Veriut.

“Botim që meriton respekt shkencor si arritje e rëndësishme shkencore në fushën e gjuhësisë maqedonase, përkatësisht dialektologjisë”,  vlerësojnë nga Instituti.

Ata theksojnë se duhet të korrigjohet ky lëshim, duke kontribuar edhe në ruajtjen e kohezionit të brendshëm ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

“Konsiderojmë se korrigjimi i këtij lëshimi do t’u kontribuonte marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me Republikën e Kosovës, kohezionit të brendshëm ndëretnik në vendin tonë”,  duke shtuar se në këtë mënyrë edhe përmirësohen raportet ndërmjet Institutit dhe Akademisë.

Instituti vlerësoi se kjo hartë mund të ndikojë edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button