RMV, 85 nxënës këtë vit janë regjistruar për arsim dual

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollat e mesme profesionale në Veles dhe Kavadarci tha se arsimi profesional vazhdon edhe në kushte të pandemisë në përgjigje të kërkesave ekonomike për staf të trajnuar, duke shtuar se ky vit akademik arsim dual ndjekin gjithsej 220 nxënës. Nga këta, këtë vit janë regjistruar 85 nxënës, shkruan Portalb.mk.

“Ajo që mungon është marrëveshja e ndërsjellë mes shkollave, komunave dhe kompanive për atë se çfarë profili do të formojnë secilin vit dhe ata secilin vit duhet të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Pikërisht për këtë së bashku me komunat fillojmë dialog me komunat, që të mundet në janar të përgatitim profile të cilat duhet të fillojnë në vitin akademik 2021/2022” tha Carovska.

Carovska theksoi se arsimi dual është mënyrë e suksesshme për ndërtimin e aftësive të nevojshme në tregun e punës. Pas përfundimit të pandemisë, te kompanitë do të bëhet më e theksueshme mungesa e kuadrit profesional, ndërsa të rinjtë të përfshirë në arsimin dual do të kenë rrugë më të shkurtër drejt punësimit. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë për të rinjtë është të ndërtojmë një sistem që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, ta kenë më të lehtë të punësohen dhe të realizojnë ambiciet e tyre.

 

Në programin për arsim dual janë përfshirë e mbështetur nga Oda Ekonomike Gjermane janë të përfshira 7 shkolla nga 7 komuna dhe 12 kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button