fbpx

U shfuqizua tenderi për ndërtim të hekurudhën Beljakovcë-Kriva Pallankë, do të shpallet tender i ri

Qeveria vendosi që ta shfuqizojë tenderin për zgjedhje të realizuesit për ndërtim të fazës së dytë të projektit për lidhje hekurudhore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Për ndërtim të hekurudhës së gjatë 34 kilometra midis Beljakovcës dhe Kriva Pallankës nga Korridori 8 do të shpallet tender i tretë me radhë për gjetje të ofertuesit më të volitshëm, por kësaj here do të kërkohet kompani ndërtimore që do ta përfundojë gjithë trasenë nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, gjegjësisht në pako do të tenderohet faza parë dhe e dytë e projektit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 4.10.2020, e mori parasysh gjendjen e e re që u paraqit në realizimin e ndërtimit të hekurudhës së Korridorit 8, faza 1 Kumanovë-Beljakovcë për shkak të prishjes së njëanshme të Marrëveshjes me realizuesin. Për shkak të rëndësisë së madhe të ndërtimit të Korridorit 8, si dhe nevojën e efikasitetit në ndërtimin e hekurudhës, u vendos që të shfuqizohet procedura rrjedhëse për zgjedhje të Realizuesit për ndërtim të fazës së 2-të, Beljakovcë-Kriva Pallankë dhe sërish të rishpallet thirrja publike me atë që në thirrje saktësohet ndërtimi i Fazës 1 dhe Fazës 2, gjegjësisht ndërtimi i planifikuar i të dy fazave nga një realizues i njëjtë”, thonë për “Meta”-n nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Përndryshe, ndërtimi i hekurudhës midis Beljakovcës dhe Kriva Pallankës është projekt i dytë infrastrukturor sipas madhësisë për momentin në vend, me vlerë projektuese prej 147 milionë euro. Deri në fund të vitit, duhet të zgjidhet realizues për fazën e dytë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe punimet ndërtimore të fillojnë në terren. Tenderi i parë për realizues ishte i shpallur nga fundi i majit të vitit 2016, por i njëjti dështoi. Nga mesi i vitit 2018, u shpall tenderi i dytë me radhë për hekurudhën Beljakovcë-Kriva Pallankë, procedura mbërriti deri në faz[ën e dytë në të cilin hyrën tetë kompani me ofertat e tyre, por qeveria vendosi ta  shfuqizojë tenderin ndërkombëtar.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se për momentin organi mbikëqyrës intensivisht punon në bërjen e prerjes se deri në çfarë vëllimi është realizuar marrëveshja për ndërtim të hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë. Pasi që kjo të saktësohet, do të definohen sasitë e reja të punëve të cilat mbeten të realizohen. pastaj, do të pasojë përgatitje e dokumentacionit të tenderit, i cili duhet të koordinohet në bashkëpunim me Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH). pas aprovimit nga BERZH-i, menjëherë do të publikohet thirrja publike për të dy fazat që do të duhet të ndërtohen në pakon nga Kumanova deri në Kriva Pallankë.

Komisioni Evropian (KE) madje në Raportin më të ri për proogresin e vendit tonë në rrugën drejt BE-së dërgoi kritika për vonesën e realizimit të hekurudhës së Korridorit 8, për të cilin vetë BE-ja siguroi mjete të pakthyeshme për vendin për realizim të fazës së dytë dhe të tretë të projektit në vlerë prej rreth 130 milionë euro.

“Ndërtimi i hekurudhës së Korridorit 8 drejt Bullgarisë ballafaqohet me vonesa të konsiderueshme me vetëm 28 për qind të punëve të përfunduara. Kjo do të ketë pasoja serioze për hapje të pjesës së fundit të korridorit “Orient/Lindor-Mesddhetar”. Nevojitet përpjekje serioze që të përshpejtohet progresi në të gjithë fazat e këtij korridori”, thuhet në Raportin e KE-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close