fbpx

Tetovë, edhe nxënësit e shkollës “Istikball” çdo ditë detyrohen të ecin në rrugë për të shkuar atje

Njëra nga rrugët kryesore në të cilën çdo ditë kalojnë nxënësit e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë, është shndërruar në parking. Si pasojë, për të shkuar në shkollë, nxënësit rrezikohen duke ecur në rrugë. Tri ditë më herët, autoritetet komunale për Portalb.mk premtuan se brenda shtatë ditëve (tani më 5) ky problem do të zgjidhet, shkruan Portalb.mk.

Në Tetovë, në disa vende qytetarët detyrohen çdo ditë të rrezikojnë jetët e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke ecur në rrugë, për shkak se trotuaret vazhdimisht janë të zëna nga veturat që parkohen në trotuare. Më problematike janë rrugët që të çojnë në shkollat fillore të qytetit.

Kështu duket trotuari i shkollës fillore “Istikball” në Tetovë.

Hyrja e dytë e shkollës fillore "Istikball" në Tetovë.
Hyrja e dytë e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë. 20.10.20

Te njëra nga hyrjet e kësaj shkolle janë vendosur bllokada të cilat parandalojnë parkimin e veturave. Megjithatë, fotot lartë dëshmojnë se hyrja e dytë është e uzurpuar nga veturat.

Nga Komuna e Tetovës, tri ditë më herët për Portalb.mk premtuan se brenda 7 ditëve (tani më 5) do të zgjidhin këtë problem, me çka, siç thonë ata do të vendosin bllokada për parandalimin e parkimit të veturave.

“Në disa prej shkollave fillore kemi vendosur bllokada që ndalojnë parkimin e veturave në trotuare, javën e kaluar i vendosëm te shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”. Ndërkaq sa i përket shkollës fillore “Naim Frashëri”, të shtunën do të dalin punëtorët për matje dhe besojmë se brenda 1 jave do të vendosen të njëjtat” thanë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkaq nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) na informuan se tre vitet e fundit ka pasur rritje të butë të numrit të këmbësorëve të cilët janë lënduar nga automjetet, bëhet fjalë për gjithsej 308 këmbësorë për 4 vite.

  • 2017 – dy viktima, 67 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2018 – një viktimë, 72 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2019 – dy viktima, 74 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 16 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Tetovë e ka të njëjtin problem dhe gjithashtu, autoritetet komunale premtuan vendosjen e bllokadave edhe në atë shkollë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close