VMRO-DPMNE kërkon komision shtetëror për përballje me pandeminë, Filipçe thotë se e rrezikojnë shëndetin publik

Partia opozitare VMRO DPMNE ka propozuar komision shtetëror special për ballafaqim me pandeminë me 11 anëtarë, por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka refuzuar, informoi Antonio Milloshoski. VMRO – DPMNE-së propozoi ky komision të përbëhej prej ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ndërsa të jenë anëtarë specialistë infektolog tre anëtarë, dy anëtarë epidemiolog, dy anëtarë mikrobiolog, një imunolog dhe një specialist internist, transmeton Portalb.mk.

“Kjo ideje dhe propozim nuk u pranuar nga ministri i Shëndetësisë. Është e dukshme se ministri i Shëndetësisë për dallim nga shumica në opinion akoma ka besim në komision e tij këshill dhënës për kovid, që e kryeson doktori Karaxhovski, për të cilën mendojmë se bart një pjesë të përgjegjësisë për shumë masa të sjellura jo në kohë apo për ndërmarrjen joadekuate të masave në pesë muajt e kaluar. Për këtë mendojmë se Maqedonia duhet të reagojë më seriozisht, dikush duhet të ndërmerr përgjegjësi për situatën aktuale dhe duhet persona më profesionist ti ndërmarrin venet e këtyre anëtareve të komisionit që shkuan në koncertin e Vlado Georgiev në diskotekën Mosh”, tha Milloshoski.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në Komisionin për Sëmundje Infektive janë anëtarë profesionistë të lartë, ekspertë në fushën e tyre, ndërsa kërkesa e VMRO-DPMNE-së e vlerëson si mënyrë të tregojë kujdes dhe konstruktivet të pretenduar, ndërsa ai propozim në të vërtetë është tërësisht i paqëndrueshëm.

“Kjo është një përpjekje e menduar dhe tendencioze për pikë të politikës ditore e cila drejtpërdrejt rrezikon shëndetin e popullsisë. Që nga fillimi i krizës me kovidin në vend, nga opozita nuk pamë asgjë tjetër përveç veprime jokonstruktive, pengesa dhe kritika për të gjithë ata që japin përpjekje maksimale për menaxhimin e virusit… Kërkesa për të formuar një Komision të ri të cilin do ta zgjedhë Kuvendi si një mënyrë që gjoja të tregojnë shqetësim dhe konstruktivitet, është e pabazë. Në Komisionin për sëmundje ngjitëse anëtarë janë profesionistë të lartë, ekspertë në fushën e tyre”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, diskutimi për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive me procedurë të shkurtuar, ku janë të përfshira edhe masat e reja për mbrojtje nga covid-19, të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive është shtyrë me datën 27 tetor, kur dhe pritet të kthehen dy deputetët aktualisht të infektuar, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski,pasi opozita opozita maqedonase kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë përmban ligji, sepse sipas tyre “kanë dyshime për disa akte ligjore”, është

Siç është paralajmëruar më herët, pakoja e re e masave përfshin kufizim të orarit të punës deri në orën 23:00 për të gjithë operatorët ekonomik, kufizim i grupimeve pas orës 22 në ambiente të hapura si dhe në ambiente familjare, si dhe mbajtje të maskës gjithkund edhe në ambiente të hapura. Komisioni për Sëmundje Infektive po ashtu do t’i rekomandojë Qeverisë që administrata shtetërore dhe publike, të punësuarit në gjykatë dhe në komuna, të punojnë në ndërrime apo në rotacion apo online, në pajtueshmëri me kushtet për procesin e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button