RMV, të premten skadon ultimatumi për pranimin e kërkesave të zjarrfikësve, Mustafa paralajmëroi radikalizim të masave protestuese

Të premten skadon afati i parashtruar nga zjarrfikësit që të pranohen kërkesat e tyre nga ana e Qytetit të Shkupit dhe nëse kjo nuk ndodh deri në këtë afat, atëherë ata janë të vendosur që të përdorin masa të tjera, deri në pranimin e kërkesave, shkruan Portalb.mk.

Zjarrëfikësi Nuredin Mustafa, deklaroi për Portalb.mk se do të presin deri të premten që të reagojnë autoritetet në këtë drejtim dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të mblidhen para Qytetit të Shkupit.

“Të premten do ta kemi një mbledhje dhe do të vendosim se çfarë masa do të marrim. Sipas mendimin tim, do të dalim para Qytetit të Shkupit, do të mblidhemi aty. Propozimi është që të shkojmë te kryetari i komunës, deri tani i kemi mbledhur më tepër se 100 nënshkrime, dhe nuk do të largohemi deri sa të na japin shtesën për rrezik në punë. Kryetari i Qytetit të Shkupit po manipulon, gjithnjë për vendet e punës për orët më tepër që kemi punuar, asnjëherë nuk na ka dhënë përgjigjen për këto, janë ma tepër se 20% por ne i kemi rrumbullakësuar në 20% që janë për rrezik në punë”, deklaroi Mustafa.

Zjarrfikësit kërkojnë që në rrogën e tetorit t’iu kthehen 20% të cilat u janë hequr nga rrogat e mëparshme. Ata në një letër drejtuar Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve -Shkup dhe Qytetit të Shkupit, njoftojnë këtë të fundit se kanë afat deri të premten që të pranojnë kërkesat e tyre, përndryshe pason grevë.

Në mbledhjen të cilën e kanë zhvilluar zjarrfikësit javën e kaluar është formuar kryesi inicuese për mbajtjen e grevës, si dhe kanë qenë të  pranishëm 100 të punësuar në Brigadën kundër zjarrit.

“Është vendosur që të informohen të sipërpërmendurit, se kërkojmë 20%, të cilat na janë hequr nga rroga, të na kthehen në rrogën e ardhëshme të tetorit. Kjo kërkesë është në përputhje me vendimin gjyqësor”, thuhet në letër.

Ndryshe, muaj më parë Qyteti i Shkupit ua shkurtoi pagat zjarrëfikësve për 20 për qind. Shilegov atëkohë pati deklaruar se shkurtimi nuk ka ardhur me dëshirën e tij, por se janë shkurtuar bllok dotacionet. Ndërkaq reagimet e zjarrfikësve i konsideronte si manipulim.

“70 milionë denarë Qyteti i Shkupit ka paguar dy vitet e kaluara, për orët shtesë për paditë që i kanë dërguar. Mendoj se bëhet fjalë për keqpërdorim apo manipulim nga zjarrfikësit. Kurse e di se ka qenë në plan por sërish do të duhet të shqyrtohet gjendja në buxhetin qendror për rritjen e bllok dotacioneve. Për mua mbetet imperativ që pajisjen mbrojtëse ta rrisim në nivel të lartë”, deklaroi Shilegovi.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button