RMV, Qeveria i angazhoi bankat që prej 27 tetorit të fillojnë shpërndarjen e pensioneve duke i shpërndarë në katër grupe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, në të cilën u angazhua Fondi për sigurim pensional dhe invalidor për organizimin e ndarjes së pensioneve në bashkëpunim me bankat, ashtu që të fillojë prej 27 tetorit me kartela, ndërsa pensionistët pa kartela të grupohen në katër grupe, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensionit për muajin tetor të vitit 2020 dhe ka angazhuar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të dorëzojë të dhënat për pensionet në banka më së voni deri më 26 tetor”, raportojnë nga Qeveria.

Bankat, sipas rekomandimit të Qeverisë, duhet prej 27 tetorit të mundësojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet përmes kartelave në bankomate.

“Pagesa e pensioneve për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelën,  të organizohet në katër grupe sipas vlerës së pensionit”, sqarojnë nga Qeveria.

Pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelën për marrjen e pensioneve, pensionet munden t’i marrin në banka në bazë të këtij orari:

Të marten (27.10.2020), pagesa e pensioneve deri 11,000 denarë

Të mërkurën (28.10.2020), pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë

Të enjten (29.10.2020) pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë.

Të premten (30.10.2020) pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button