RMV, emërimi i drejtorëve dhe shkarkimi i Lidija Dimova sot në rend të ditës të Qeverisë

Nga sot ka filluar emërimi i drejtorëve në institucionet të cilat janë nën kompetencë të Qeverisë, kështu njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, shkruan Portalb.mk.

“Një pjesë e vendimeve do të merren sot. Pjesa tjetër do të sjellë vendime për shpallje të konkursit për shkak se ka institucione që drejtuesit i zgjedhin përmes konkurseve. Ka disa vendime të cilat bordeve menaxhuese dhe mbikëqyrëse të emëruara nga Qeveria do të u japin udhëzime të qarta për veprimet politike në pozitat menaxheriale” tha Zaev sot në një konferencë për shtyp.

Në seancën e sotme qeveritare është paralajmëruar se do të shikohen edhe propozimet për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane, Lidija Dimova.

Sipas kryeministrit, e njëjta duhet të shkarkohet për arsye etike.

“Personalisht unë, atë propozim do ta mbështes, në qoftë se Qeveria vendos që të japim sugjerime deri te bordi drejtues që të veproje për shkak të pjesës etike. Pjesa tjetër është diçka që e bëjnë institucionet tjera, kjo është përgjegjësia eventuale penale për punë të paligjshme. Ka shumë arsye etike që tregojnë se ajo duhet të përgjigjet dhe pajtohem se Qeveria duhet të reagoje në raste të tilla” tha Zaev.

Ndryshe, në lidhje me sugjerimin e Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët për themelimin e një qeverie teknike të gjerë e cila do të përballej me pandeminë, Zaev tha se secili sugjerim duhet të shikohet dhe vlerësohet, ai megjithatë beson se Qeveria ka kapacitet të mjaftueshëm për tu përballur me pasojat.

Ditëve të fundit media të ndryshme kanë raportuar për keqpërdorime të mëdha të fondeve evropiane të dedikuara për arsim dhe edukim.Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë. Dimova ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në keqpërdorimet e fondeve evropiane të dedikuara për programin Erasmus + dhe tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga pozicionit i saj deri sa të zbardhet mashtrimi me 2.2 mln eurot, për të cilat ajo pretendon se i ka keqpërdorur udhëheqësia e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button