fbpx

Opsioni i ri i Google gjen atë që keni në mendje

Kënga që të mbetet në mendje dhe që nuk ia gjen dot në botë titullin, tani nuk do të të mundojë më. Google të vjen në ndihmë. Gjiganti i teknologjisë sapo ka prezantuar një version të përditësuar të tij që të ndihmon të gjesh titullin e këngës për çdo rast kur nuk ia del dot ta kujtosh. Por jo vetëm kaq. Edhe nëse kujton melodinë, por jo tekstin, sërish të vjen Google në ndihmë, shkruan Class.

Thjesht nëse këndon “la lala lala“ sipas vijës melodike të këngës, Google mund ta kuptojë dhe ta gjejë pjesën tjetër. Nuk është nevoja që të bësh performancë të jashtëzakonshme para Google, sepse ndërkohë e ka gjetur dhe ta ka servirur.

Ky programi i ri aktualisht punon në anglisht në iOS dhe në 20 gjuhë në Android. Google ka në plan ta prezantojë edhe në më shumë gjuhë në iOS në të ardhmen.

Çfarë duhet të bëni?

1. Hapni mini-aplikacionin Google ose aplikacionin tuaj Google

2. Klikoni në butonin e mikrofonit dhe pyesni “çfarë është kjo këngë?” ose shtypni butonin “Kërko një këngë”.

3. Fërshëlleni ose këndoni melodinë për të paktën dhjetë sekonda. Sistemi i inteligjencës do të kërkojë në bazën e tij të të dhënave për t’ju prezantuar me një listë të këngëve të mundshme.

Krishna Kumar, Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search, tha se “kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqësojnë melodinë e këngës. Modelet janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fërshëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio”. Aparna Chennapragada, nënkryetare e Google, tha se njerëzit e pyesin Google “cila këngë është kjo” gati 100 milionë herë çdo muaj ose kërkojnë fraza teksti që t’u shfaqet kënga.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close