RMV, janë siguruar 142 njësi plazmë konvalescente për trajtimin e pacientëve me korona virus

Nga Instituti për mjekësi të transfuzionit i Maqedonisë së Veriut informuan se janë siguruar gjithsej 142 njësi plazmë konvalescente për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Bëhet fjalë për 100 dhurues të cilët kanë dhuruar plazmë dhe deri më tani mbi 120 pacientë me Kovid-19 trajtohen me plazmë konvalescente, që përmban antitrupa kundër këtij virusi, të krijuara nga organizmi i njeriut për shuarjen e sëmundjes, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

 “Përkujtojmë se qytetarët të cilët janë shëruar kanë mundësi t’u ndihmojnë atyre të cilët për momentin luftojnë me koronavirusin dhe që përbën akt të humanizmit. Përmes plazmës së dhuruar konvalescente, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në shuarjen e punës tek personi tjerët me Kovid-19. Personi dhurues i plazmës konvalescente duhet të ketë dëshmi të dokumentuar laborator se ka qenë i infektuar nga Kovid-19, të ketë dy teste negative në afat prej 24 orëve, të jetë të paktën 21 ditë pa simptoma, pas çka bëhet test shtesë për konfirmimin se nuk ka prani të virusit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në komunikatë theksohet se Instituti për mjekësi të transfuzionit është i qasshëm në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar të cilët i plotësojnë kushtet për dhurim, mund të paraqiten për informacione të hollësishme dhe caktim në Institutin për mjekësi të transfuzionit, ta tregojnë humanizmin e tyre dhe të ndihmojnë në mjekimin e të infektuarve të tjerë me Kovid-19.

Formualarin për dhuruesin e plazmës konvalescente për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19 Kovid-19 mund ta gjeni në linkun vijues: Formulari për dhurues të plazmës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button