Profesori bullgar Topalov: Georgievski duhet t’ua hap sytë bashkëqytetarëve të vet

Profesori bullgar, Kiril Topalov, i cili është anëtar i komisionit të përbashkët maqedono-bullgar të historisë, thotë se ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski duhet t’ua hap sytë bashkëqytetarëve dhe jo popullit të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Lupço Georgievski duhet të luftojë për kauzën për të cilën flet, por jo në Bullgari, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Bullgari jemi të vetëdijshëm për të vërtetën historike dhe ai s’ka çka të na hap sytë”, tha Topalov në intervistë për BGNES.

Deklarata e tillë vjen pas intervistës së Georgievskit në emisionin “360 shkallë”, në të cilin paralajmëroi se do të shkojë në Bullgari që t’i parashtrojë disa teza në opinionin bullgar dhe të elaborojë qëndrimibn e tij.

Duke folur për këtë, Topalov porositi se Georgievski duhet t’i bind bashkëqytetarët e vet që të ndalojnë me fushatën antibullgare.

“Ajo është absurde sepse Bullgari lufton për Maqedoninë. Ne të parët kemi pranuar pavarësinë e tyre në vitin 1992 dhe u kemi ndihmuar kur kanë pas embargo, u kemi dhënë tanke dhe topuz lufte që të mbrohen. I kemi shpëtuar nga hakmarrja e diktatorit Sllobodan Millosheviq”, deklaroi ai.

Ai ka komentuar edhe mediat maqedonase, duke thënë se është skajshmërisht i zhgënjyer nga ajo që shihet se në televizionet emitohet “valë e zemërimit e antibullgarizmit”.

“Tregojnë karikatura të tmerrshme për politikanët bullgar, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë që të njëjtët këto politikan t’i pranojnë në BE. Nuk mundet ashtu”, tha Topalov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button