Shkëndija shënoi 5 gola në portën e Vardarit

Pas një kohe, për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë, sot vazhdoi përsëri Liga e parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Kampionati u rikthye me derbin ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës.

Shkëndija përmes 5 golave të shënuara, arriti të sigurojë tre pikët, përkundër asaj se që në minutën e 11-të Vardari shënoi.

Reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm, dukë shënuar fillimisht në pjesën e parë përmes Ramadanit (14’) dhe Ahmedit (40’). Në pjesën e dytë të takimit, Shkëndija përveç se nuk pranoi asnjë gol, ajo arriti të shënoj edhe tri gola përmes Ibrahimit (61’), Totres (81’) dhe Ahmedit (86’).

Përmes kësaj ndeshje, Shkëndija gjendet në vendin e parë me 21 pikë nga nëntë ndeshje të zhvilluara, e ndjekur nga Shkupi me 16 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara.

Shkupi nesër do të zhvillojë ndeshje me Akademia Pandev. Ndërkohë do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera në të njëjtën kohë:

Struga – Belasica

Renova – Pelister

Borec-Makedonia Gj.P.

Sileks – Rabotnicki

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button