Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe zëvendëskryeministri në izolim

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se do të jetë në izolim për shkak se ka pasur kontakte me persona që kanë rezultuar pozitiv, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të kontaktit me person pozitiv, ditëve të ardhshme do të jem në vetizolim, ku edhe do ta bëj testin. Për momentin ndjehem shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj simptomesh”, deklaroi Bytyqi.

Ai ka njoftuar se gjithë takimet e planifikuara për ditët në vazhdim, do të anulohen.

“Kjo ndryshon obligimet dhe planet e mija të përditshme për ditët në vijim, kërkoj ndjesë për të gjitha anulimet e pritjeve, takimeve dhe takimet e planifikuara”, deklaroi Bytyqi.

Ai rekomandoi të respektohet Instituti për shëndet public në lidhje me izolimin dhe realizimin e testimeve.

Javën e kaluar, Irena Stefoska, ministrja e kulturës në Maqedoninë e Veriut raportoi se do të jetë në vetizolim, pasi një anëtar kabineti është infektuar me virusin Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button