fbpx

Shahpaska: Jo me çdo çmim do t’i mbajmë çerdhet hapur

Për momentin 44 fëmijë prej çerdheve në shtet janë në izolim, pasi që është konstatuar se kanë qenë në kontakt me të prekur me KOVID-19. Megjithatë, ashtu siç vlerësoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, fëmijët e sëmurë, infektimin nuk e kanë marrë në çerdhe, shumica e të punësuarve që kanë qenë të sëmurë janë kthyer në punë, a gjendja është nën kontroll, njofton Portalb.mk.

“Jo me çdo kusht do t’i mbajmë çerdhet hapur, nëse shohim se numri i rasteve pozitive rritet. Gjendja shëndetësore e 15 fëmijëve të cilët janë sëmurë prej 9 shtator deri më 15 tetor dhe të 45 të punësuarve është e mirë, që flet se gjendja është nën kontroll”, deklaroi ministrja Shahpaska.

Ajo sqaroi se çdo ditë në mesditë shihet se si është gjendja në të gjitha çerdhet në Maqedoni, a çdo të premte kontroll taksativ dhe dërgohet deri te Komisioni i Sëmundjeve Infektive, i cili vendos nëse do të vazhdojnë të punojnë çerdhet ose jo.

Shahpaska sot mori pjesë në debatin për të drejtat e punëtorëve në Shtip, ku ka folur edhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Alajdin Havziu, i cili është ankuar se edhe ata janë të goditur nga pandemia. Tre inspektorë për momentin janë në pushim mjekësor, për shkak se janë pozitiv në KOVID-19, por edhe një i Inspektoratit të Punës në Qytetin e Shkupit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close