Zaev: Nuk ka “plan B” në rrugën për anëtarësim në BE

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se nuk dëshiron të flas për “plan B” në rast se në dhjetor nuk fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, pasi sipas tij, vendi duhet të arrijë sukses. Zaev tha se si kryeministër asnjëherë në Qeveri nuk kanë bërë “plan B”, sepse në atë rast do të dorëhiqej nga “plani A”.

Në lidhje me mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe mundësinë nga bllokada, Zaev beson se ekzistojnë zgjidhje për çështje që janë sfidë.

Kryeministri Zaev beson se komisioni i përbashkët maqedono – bullgar për çështje të historisë, do të arrijë të gjejë zgjidhje.

“Ne jemi të ndërlidhur mes vete historikisht si rajon dhe ajo lidhje nga e kaluara duhet të na bëjë miq dhe jo të ndajë. Vijon periudhë e publikimit të informatave pozitive”, shtoi ai.

Zaev tha se ka kohë të mjaftueshme që të shqyrtohen edhe çështjet e tjera të hapura historike, me qëllim që me kënaqësinë e dyanshme, të vazhdojnë proceset e eurointegrimit të vendit me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button