fbpx

Sipas BE-së, në RMV mbrojtja e kufijve nga migracioni i paligjshëm dhe e mjedisit mbeten prioritete kryesore

Në nivelin strategjik, është e nevojshme të miratohet një Rezolutë e re mbi politikën e migracionit, e cila do të përfshijë ndikimin e instrumenteve të reja ndërkombëtare dhe rregulloreve të reja të brendshme (strategji, ligje), si dhe miratimin përfundimtar të strategjisë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve, e cila u përgatit tre vjet më parë. Kështu shkruhet në raportin për Maqedoninë e Veriut që e publikoi Komisioni Evropian. Mbrojtja e kufijve nga migracioni i paligjshëm mbetet prioritet kryesor në këtë fushë, vlerësojnë nga Instituti për Demokraci (IDSShC), Qendra për Strategji Evropiane (EUROTHINK) dhe Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-vetëdije” (Eko-svest), njofton Portalb.mk.

Çfarë duhet bërë: në periudhën vijuese Statistikat mbi regjistrimin e migrantëve duhet të përmirësohen, si dhe masat që merren kundër tyre. Shteti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje identifikimit dhe mbështetjes së fëmijëve të pashoqëruar dhe kategorive të tjera të rrezikuara të migrantëve. Procedura e azilit do të duhet të harmonizohet më tej me standardet evropiane, ndërsa hapi tjetër është finalizimi dhe fillimi i zbatimit të një udhërrëfyesi për të mbështetur krijimin e sistemeve të azilit dhe pranimit në përputhje me standardet e BE-së për periudhën 2020-2022. Marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (Frontex) është e rëndësishme të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marrëveshja e gjelbër (Green deal): Raporti shpreh qartë nevojën për veprim më të përkushtuar dhe të sinkronizuar nga institucionet kompetente në mbrojtjen e mjedisit, diçka për të cilën qytetarët e Maqedonisë kanë qenë të vetëdijshëm për një kohë të gjatë. Problemet me ndotjen e ajrit, shkatërrimin e rrjedhave ujore dhe natyrën dhe menaxhimi i parregulluar i mbetjeve janë vetëm disa nga çështjet pikante në këtë kapitull, i cili përkundër rëndësisë së tij të madhe, vazhdimisht nuk merr vëmendjen e duhur dhe mbështetjen financiare.

Nga ana e Bashkimit Evropian promovohen plane ambicioze për një “Evropë klimatike neutrale” dhe transformim i gjelbër të kontinentit, i cili nuk e përjashton edhe rajonin tonë. Projekt-rregullorja e re mbi ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III), e cila është në fazën e negociimit në Parlamentin Evropian, përcakton qartë prioritetin e shteteve në veprimin klimatik dhe transformimin e përgjithshëm dhe dekarbonizimin e të gjithë sektorëve. Ndërtimi i ekonomive elastike dhe të qëndrueshme, paralelisht me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, janë elementët kryesorë të marrëveshjes së gjelbër dhe agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Maqedonia e Veriut, duke udhëhequr rajonin me Strategjinë e saj të re të Energjisë dhe skenarin e saj të gjelbër, ka mundësinë të bëhet një shembull për vendet në rajon – nëse përkushtohet në integrimin e veprimit klimatik në të gjitha poret e shoqërisë, dhe natyrisht nëse siguron fonde të përshtatshme të transformimit të përshpejtuar të industrisë sonë.

Çfarë duhet të bëhet: Fokusi në periudhën afatmesme dhe afatgjatë duhet të jetë në tranzicionin e drejtë të rajoneve të varura nga qymyri, dekarbonizimin (eliminimi i karburanteve fosile dhe aplikimi i burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë) në të gjithë sektorët, digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një ekonomie në harmoni me natyrën, bazuar në shërbimet e ekosistemit. Në këtë kuptim, investimet në ekonominë cirkulare, energjinë alternative dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe bujqësinë janë të nevojshme për të arritur këto qëllime.

LEXO: U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

LEXO: RMV ka shumë punë në sferën e dialogut politik, gjyqësorit dhe korrupsionit pas Raportit të KE-së

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close