RMV ka shumë punë në sferën e dialogut politik, gjyqësorit dhe korrupsionit pas Raportit të KE-së

Më 6 tetor të këtij viti, Komisioni Evropian publikoi raportin për Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi i përgjithshëm është se vendi qëndron pozitivisht për dallim nga vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. KE-ja vëren përparim më të madh në zbatimin e reformave për dallim nga ato të përshkruara nga Këshilli në konkluzionet e tij të qershorit të vitit 2018. Por akoma ka vërejtje të mëdha në shumë fusha. Prandaj Instituti për Demokraci (IDSShC), Qendra për Strategji Evropiane (EUROTHINK) dhe Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-vetëdije” (Eko-svest) vlerësojnë se duke pasur parasysh këtë konstelacion, është e një rëndësie kruciale të definohet dhe të merret një pozicion i qartë strategjik i përcaktuar mbi vetë procesin e anëtarësimit dhe elementët përbërës të tij, njofton Portalb.mk.

Sipas këndvështrimit të IDSShC-së, Eurothink-ut dhe Eko-vetëdijes, ky është raporti i parë pas miratimit të Metodologjisë së re për negociatat e zgjerimitë Bashkimit Evropian në mars të këtij viti, për të cilën Franca ka një interes të veçantë politik për të treguar se do të ketë rezultate. Gjithashtu, ky është një raport që vendi e merr në periudhën e pritjes (dhe problematizimit nga Bullgaria) të Kornizës Negocuese, draftin fillestar të të cilit Komisioni Evropian ia paraqiti Këshillit të BE-së në korrik, gjegjësisht shteteve anëtare për harmonizimin e mëtejshëm dhe miratimin përfundimtar. Gjermania, si vend aktualisht kryesusese e Unionit, duke rikonfirmuar interesin gjeopolitik të BE-së për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur publikisht  interes të jetë nikoqire e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Nëse Korniza Negociuese miratohet në nëntor, hapet rruga që ajo të zhvillohet siç është planifikuar,pra në dhjetor. Menjëherë pas kësaj, negociatat për klasterët e përcaktuar do të fillojnë me zbatimin e skiningut bilateral për klaster sipas Metodologjisë së re – e cila është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që ndoshta do të zgjasë më shumë se një vit dhe vendi do të marrë raporte shumë më të hollësishme, të përqëndruara dhe më të thelbësore.

“Raporti thekson një hap përpara pozitiv të Kuvendit, veçanërisht në fushën e dialogut politik konstruktiv dhe përmbushjes së funksionit legjislativ. Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Kuvendin, Kuvendi forcoi pavarësinë e shërbimit të tij, ndërsa me harmonizimin e ndryshimeve kryesore në Rregulloren e Punës, të cilat ne presim që të miratohen shumë shpejt, ndërmerren hapa për të forcuar rolin e Kuvendit në sistemin e kombinimit dhe kontrolleve. Sidoqoftë, raporti potencon rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm në të ardhmen në forcimin e rolit mbikëqyrës, nevojën për një proces legjislativ më të parashikueshëm, ndërsa vërejtje është dhënë në fushën e përdorimit të tepruar të procedurës së shkurtuar gjatë miratimit të ligjeve. Nga Kuvendi pritet të përmirësojë më tej kryerjen e funksioneve të tij, përmes zbatimit të rekomandimeve të Komisionit dhe marrëveshjes së arritur në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, thuhet në qëndrimin e tyre.

Çfarë duhet bërë: Marrjen e rolit të institucionit kyç për dialog politik, për llogarinë e takimeve të liderëve, si dhe forcimin e funksionit mbikëqyrës të ekzekutivit, duhet të jetë fokusi kryesor i Kuvendit. Për më tepër, e nevojshme është hapje dhe përfshirje më e madhe e publikut në punën e tij, si dhe përmirësim të cilësisë së punës së komisioneve të përhershme dhe debatit profesional të deputetëve.

Përveç rolit të Kuvendit, një partner kyç shumëvjeçar i Bashkimit Evropian dhe shtetit në proceset e integrimit është shoqëria civile. IDSShC, EUROTINK dhe Eko-vetëdija mbrojnë për përfshirjen aktive dhe adekuate të shoqërisë civile në negociatat e pranimit, përmes pjesëmarrjes së tyre të përshtatshme në grupet qeveritare të punës për të përcaktuar draft pozicionet negociuese, si dhe në punën e komisioneve parlamentare dhe organeve që cilat kryejn rol mbikëqyrës të Qeverisë në fushën e integrimit evropian. Për realizimin e këtij qëllimi, sipas tyre, është i nevojshëm revizioni i struktura ekzistuese negociuese, duke e thjeshtuar atë, me qëllim të negocimit më efikas dhe efektiv, në përputhje me Metodologjinë e re të Negocimit. Për më tepër, është e nevojshme të krijohet një fond i përshtatshëm që do të mundësojë pjesëmarrje të duhur, të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të shoqërisë civile në negociata.

Gjyqësori, përfshirë luftën kundër korrupsionit, mbesin sfidë kryesore për vendin. Komisioni konstatoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, gjegjësisht demokracisë dhe ekonomisë. Raporti vë në dukje përmirësimet në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për iniciativë dhe përpjekje në adresimin e korrupsionit te zyrtarët e nivelit të lartë nga i gjithë spektri politik. Nuk do të ketë sukses të prekshëm në luftën kundër korrupsionit pa një gjyqësor të pavarur, pasi rastet e korrupsionit nuk mund të zbulohen, dokumentohen dhe përpunohen për të arritur në fundin e tyre.

Çfarë duhet të bëhet: Për atë arsye besojmë se është e rëndësishme të forcojmë urgjentisht kapacitetin e sistemit të përgjithshëm anti-korrupsion, të investojmë në KSHPK, Prokurorinë Publike dhe qendrat e hetimit, gjyqësorin, si dhe rolin aktiv të Parlamentit, por edhe një angazhim të fortë politik midis të gjithë aktorëve. Në periudhën e ardhshme, institucionet duhet të punojnë të përqendruara në fushat dhe rastet më të prekshme që, përveç përfshirjes së zyrtarëve, rrezikojnë edhe dëm më të madh, si dhe pasiguri në drejtësi dhe institucione.

Komisioni Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të mirë në lidhje me Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria. Kjo është kryesisht për shkak të reformave institucionale, të tilla si transformimi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në Agjenci të pavarur të Sigurisë Kombëtare, si dhe krijimi i Agjencisë Teknike Operative. Në mënyrë që këto ndryshime të kenë efekt, është e nevojshme të vazhdohet me profesionalizimin e mëtejshëm të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, si dhe ndarjen e plotë fizike të saj nga Ministria e Brendshme.

Çfarë duhet bërë: Agjencia e Inteligjencës dhe njësia e sigurisë ushtarake dhe zbulimit duhet të reformohen përmes një procesi transparent dhe participues. Mungesa e mbikëqyrjes parlamentare të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës është shqetësuese. Patjetër të tejkalohen pengesat serioze, të cilat nuk mundësuan funksionimin e Këshillit të Mbikëqyrjes Civile. Këto sfida mund të adresohen përmes miratimit të një Ligji për Mbikëqyrjen Parlamentare që do të parashikojë  kompetencat, mjetet dhe burimet e duhura për organet mbikëqyrëse.

Lufta kundër krimit të organizuar zë vend thelbësore në Kapitullin 24 dhe është me interes të veçantë për disa shtete anëtare të BE-së, të cilët tradicionalisht janë më skeptikë rreth zgjerimit. Megjithëse legjislacioni në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndjek kryesisht acquis-in evropian, në të ardhmen vendi pritet të tregojë rezultate konkrete dhe të matshme.

Çfarë duhet bërë: Sfidat kryesore, në periudhën e ardhshme kanë të bëjnë me operacionalizimin real të konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, por edhe luftën kundër krimit financiar dhe pastrimit të parave. Shteti, si një çështje me përparësi, duhet të sigurojë argumente të forta se krimi “nuk u paguhet”, gjegjësisht të rimarrë fondet e fituara në mënyrë të paligjshme nga kriminelët.

LEXO: U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button