Kompania ajrore ukrainase “Windrose” nga 6 dhjetori planifikon të fillojë fluturime midis Shkupit dhe Kievit

Kompania ajrore ukrainase “Windrose” nga 6 dhjetori planifikon të prezantojë linjë të re ajrore midis Shkupit dhe Kievit, ka njoftuar portali i specializuar “Ex –Yu Aviation“. Në ueb faqen e kësaj kompanie jrore tashmë mund të blihen bileta avioni për fluturimet që do të zhvillohen çdo të enjte dhe të diel, duke u nisur nga Shkupi në 12:50. Fluturimet janë planifikuar të realizohen me aeroplanë ATR72-600 dhe Embraer E145, ndërsa qëllimi kryesor i kompanisë ajrore ukrainase është transportimi i turistëve ukrainas të cilët janë të interesuar të vizitojnë vendin tonë, shkruan Portalb.mk.

Paralelisht me Shkupin, “Windrose” planifikon të fillojë fluturime edhe në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, ndërsa për shkak të kufizimeve në hyrjen e qytetarëve ukrainas si rezultat i pandemisë kovid-19, linja ajrore anuloi fluturimet e planifikuara midis Kievit dhe Lubjanës. Aeroplanët e Windrose do të ulen në Aeroportin ndërkombëtar Borispol të Kievit.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina në fund të vitit të kaluar nënshkruan një regjim të përhershëm pa viza, me të cilin shtetasit e të dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm në vendin tjetër deri në 90 ditë.

Nëse planet e Uindrouz” realizohen, do të jetë linja e parë ajrore e re që do të hyjë në aeroportet e Maqedonisë këtë vit në periudhën e pandemisë kovid-19. Përndryshe, fluturimet midis Kievit dhe Shkupit do të vendoseshin në një kohë kur dy aeroportet në Shkup dhe Ohër vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti humbën mbi 1,2 milionë udhëtarë krahasuar me periudhë identike të vitit të kaluar, e si rezultat i virusit korona.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button